Digjitalizimi i ekonomisë në Shqipëri mbetet i pjesshëm - Bizneset adoptojnë ngadalë teknologjitë e reja, ndërsa përdorimi i IA është ende i kufizuar

Shqipëria po përparon në përdorimin e internetit dhe infrastrukturën digjitale, por mbetet pas në aftësitë digjitale dhe në përdorimin e teknologjisë nga bizneset.
Sipas raportit më të fundit për Indeksin e Ekonomisë dhe Shoqërisë Digjitale për Ballkanin Perëndimor, në vitin 2024 rreth 86% e popullsisë përdor internetin, një nivel i lartë dhe afër mesatares së rajonit. Megjithatë, kjo nuk përkthehet në aftësi të mjaftueshme digjitale.
Vetëm 23% e qytetarëve kanë aftësi bazë digjitale, shumë më pak se mesatarja e rajonit dhe larg Bashkimit Europian. Ndërsa ata me aftësi mbi bazën janë vetëm rreth 8%. Edhe numri i specialistëve të teknologjisë mbetet i ulët, rreth 1% e fuqisë punëtore.
Nga ana tjetër, bizneset po tregojnë më shumë interes për trajnime, me rreth 22% të tyre që investojnë në aftësimin digjital të punonjësve.
Në infrastrukturë, situata është më pozitive. 98% e familjeve kanë akses në internet, ndërsa përdorimi i linjave fikse me shpejtësi të lartë është rritur ndjeshëm. Rreth 43% e familjeve përdorin internet mbi 100 Mbps.
Megjithatë, teknologjitë më të avancuara mbeten të kufizuara. Interneti ultra i shpejtë mbi 1 Gbps përdoret nga një pjesë shumë e vogël e familjeve, dhe rrjeti 5G është ende në faza të hershme, pavarësisht nisjes së shpërndarjes së frekuencave në fund të vitit 2024.
Sa i përket bizneseve, rreth 41% e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme kanë arritur një nivel bazë digjitalizimi, por kjo është ende më poshtë se mesatarja e rajonit dhe e BE-së.
Përdorimi i teknologjive të avancuara si cloud, analiza e të dhënave dhe inteligjenca artificiale po rritet gradualisht, por mbetet i kufizuar. Vetëm 9% e bizneseve përdorin inteligjencë artificiale.
Në përfundim, Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në përhapjen e internetit dhe investimet në infrastrukturë, por sfida kryesore mbetet rritja e aftësive digjitale të qytetarëve dhe përdorimi më i gjerë i teknologjisë nga bizneset.
Malaj në SHBA: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Grupit të Bankës Botërore, të cilat u zhvilluan në......
Çfarë blen Shqipëria nga gjigantët e eksporteve botërore? Nga makinat dhe pajisjet industriale, te karburantet dhe produktet farmaceutike
Dhjetë ekonomitë që dominojnë eksportet globale janë edhe ndër furnizuesit kryesorë të mallrave që hyjnë në tregun shqiptar. Sipas të dhënave të përpunuara......
Sa është shkalla e punësimit në Shqipëri? Krahasuar me të dhënat e eurostat, renditemi pranë mesatares europiane
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, tregu i punës në Bashkimin Evropian ka arritur një rekord të ri në vitin 2025. Plot 76.1% e popullsisë në moshë......
Energjia e erës u rrit me 40% vitin e kaluar - Shtesa rekord prej 165 GW, e udhëhequr nga Kina
Industria globale e energjisë së erës instaloi një rekord prej 165 gigavatësh kapacitet të ri vitin e kaluar, 40% më shumë se në vitin 2024 dhe kryesisht i......
Bota humbi 50 mld dollarë naftë nga lufta - Çfarë do të thotë kjo shifër për ekonominë globale?
Bota ka humbur naftë bruto me vlerë mbi 50 miliardë dollarë që nuk është prodhuar që nga fillimi i luftës me Iranin gati 50 ditë më parë dhe pasojat e krizës......
Kosova, rritje e madhe e investimeve të huaja në 2025 - U shtuan me 30% duke arritur në 1,03 miliardë euro
Kosova po shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, duke u pozicionuar si lider në rajonin e Ballkanit për rritjen e Investimeve të Huaja......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht duke regjistruar rritje të lehtë të kuotës në raport me një javë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me......
8 milionë shtëpi në Itali, të pabanuara - Analiza, 86% e pronarëve përmendin mospagesën e qirasë shqetësim kryesor
Në Itali, kriza e strehimit nuk shkaktohet nga mungesa e banesave, por nga një furnizim që po përpiqet të bëhet i disponueshëm. Në këtë përfundim ka arritur......


