Digjitalizim i bujqësisë për 1 miliardë USD eksporte/ Nis hartimi i strategjisë kombëtare, shërbime “smart” për fermerët

Digjitalizimi i sektorit bujqësor shikohet si domosdoshmëri dhe si një mjet për të arritur objektivin e Shqipërisë drejt eksportit të 1 miliardë dollarë produkteve në vitin 2030.
Referuar dokumentit të politikave prioritare 2027-2029 të qeverisë shqiptare, thuhet se përmbushja e objektivit ambicioz të përcaktuar në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian 2022–2030 për rritjen e eksporteve bujqësore në nivelin 1 miliard dollarë kërkon një transformim të thellë strukturor të sektorit bujqësor.
Në dokument thuhet, se përtej rritjes sasiore të prodhimit, theksi duhet të vihet te rritja e produktivitetit, formalizimi i zinxhirit të vlerës, përmirësimi i cilësisë dhe gjurmueshmërisë, si dhe fuqizimi i kapaciteteve të planifikimit dhe monitorimit.
Në këtë drejtim, digjitalizimi i bujqësisë përbën një levë kyçe për modernizimin e sektorit dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tij në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Dokumenti citon se në vijim të këtij orientimi strategjik, ka filluar procesi i hartimit të Strategjisë Kombëtare për Bujqësinë Digjitale dhe Transformimin Rural, i asistuar nga FAO në bashkëpunim me agjenci të tjera të Kombeve të Bashkuara si ILO dhe ITU, përmes programit të përbashkët “Digital Agriculture and Rural Transformation” (DART).
Ky program trevjeçar synon ndërtimin e një strategjie gjithëpërfshirëse dhe të orientuar nga nevojat e fermerëve, si dhe një plani veprimi që do e përputhë këtë strategji me standardet e Bashkimit Evropian dhe objektivat kombëtarë të zhvillimit bujqësor.
Strategjia e Bujqësisë Digjitale do të synojë përmirësimin e shërbimeve digjitale për fermerët, forcimin e sistemeve të informacionit bujqësor, rritjen e transparencës dhe efikasitetit në përdorimin e fondeve publike, si dhe koordinimin më të mirë ndërinstitucional.
Zbatimi i saj pritet të kontribuojë drejtpërdrejt në rritjen e produktivitetit, qëndrueshmërisë dhe reziliencës së sektorit bujqësor, duke mbështetur në mënyrë konkrete arritjen e objektivave strategjikë të zhvillimit ekonomik dhe eksporteve të vendit. Bujqësia ka ndikim thelbësor në shumë prej Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Agjendës 2030.
Bypass-i i Elbasanit, kosto 240 mln euro/ Politikat Prioritare 2027 -2029, merr statusin projekt “i maturuar"
Bypass-i i Elbasanit është përfshirë në Dokumentin e Politikave Prioritare 2027–2029, në listën e projekteve të investimit me status “i maturuar”, me një......
Karburante më të shtrenjta, Bordi i Transparencës miraton rritjen e çmimeve
Nafta do të tregtohet 15 lekë më shumë për litër ndërsa benzina 6 lekë më shumë për litër. Ky është vendimi që ka marrë sot Bordi i Transpaerncës. Në......
Raporti i BTI: Shqipëria renditet më e mira në rajon për transformimin politik, e treta për ekonominë
“Demokracia vazhdon të humbasë terren” – ky është konstatimi qendror i Indeksit të Transformimit 2026 të Bertelsmann Stiftung. Sipas Indeksit, 56% e 137......
Kos: “Mali i Zi mund të jetë vendi i parë që do t’i bashkohet BE-së sipas kushteve të reja”
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi dje se Mali i Zi ka tre prioritete – përshpejtimi i ritmit të reformave, zbatimi i reformave në......
Analiza, cilët janë aktorët që vendosin për të ardhmen e Kubës në bisedimet me SHBA-në?
Kuba dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë të angazhuara në bisedime dypalëshe në një kohë tensionesh të larta, me Presidentin Donald Trump që ka......
Albin Kurti pritet nga Macron në Pallatin Elize, konfirmohet partneriteti Kosovë–Francë
Presidenti francez Emanuel Macron priti në Pallatin Elize kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Macron e uroi Kurtin për rizgjedhjen dhe mandatin e ri në......
SHBA-ja dhe Kosova bisedojnë për zgjerimin e mundësive në fushën e energjisë dhe minierave
E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka biseduar me ministren e Ekonomisë të Kosovës, Artane Rizvanolli, për zgjerimin e......
Takimet në Ambasadën e SHBA: Marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që bëjnë biznes në Shqipëri
Në një njoftim të shpërndarë nga Ambasada e SHBA në Tiranë, njoftohet për takimet që e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn ka patur së fundi me......


