Diella, ministrja e parë e krijuar nga IA - Si reagojnë mediat botërore ndaj zyrtares virtuale të Shqipërisë?
Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, pasi u bë vendi i parë në botë që prezanton një ministre të krijuar me inteligjencë artificiale. Ajo nuk është thjesht një ministre për çështje të teknologjisë, por një zyrtare virtuale, e përbërë nga algoritme dhe kode, që do të marrë pjesë aktive në qeverisje. Kështu është shprehur Politico për risinë që ka sjellë vendi ynë.
“Zyrtarja” e re quhet Diella dhe është prezantuar nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së Partisë Socialiste, ku u shpall kabinetit i tij i katërt qeveritar. Diella, e veshur me kostum tradicional shqiptar në platformën zyrtare e-Albania, do të ketë akses në një nga fushat më delikate të administratës: prokurimet publike.
Lajmi ka bërë bujë në shumë media të njohura ndërkombëtare. Politico theksoi se bëhet fjalë për një zyrtare digjitale që do të mbikëqyrë një sektor me rëndësi jetike, të shoqëruar shpesh nga shqetësime për korrupsion dhe mungesë transparence.
Reuters, një nga agjencitë më prestigjioze të lajmeve, shkroi se "ministrja e re e ngarkuar me prokurimet publike nuk do të jetë e prekshme nga ryshfetet, kërcënimet apo përpjekjet për të ndikuar në vendimmarrje", sepse Diella është një robot i krijuar nga inteligjenca artificiale.
Në të njëjtën linjë ishte edhe The Guardian, që titulloi artikullin “Shqipëria vendos ‘ministren’ e krijuar nga inteligjenca artificiale në krye të prokurimeve publike”. Gjiganti britanik theksoi se kjo lëvizje përbën një transformim të thellë në mënyrën si ushtron pushtetin administrativ qeveria shqiptare. “Teknologjia nuk është më vetëm një mjet, por bëhet pjesëmarrëse aktive në qeverisje”, thekson gazeta.
Edhe media greke “Ekathimerini” ka pasqyruar iniciativën, duke e përshkruar Diellën si “robotin që do të skanojë dhe kontrollojë tenderët publikë në Shqipëri”. Në përgjithësi, reagimet ndërkombëtare e konsiderojnë këtë hap si një transformim të madh në mënyrën se si qeveria shqiptare e koncepton dhe ushtron pushtetin administrativ.

Shtrenjtohen çmimet e apartamenteve - Qiratë në Maqedoninë e Veriut janë rritur deri në 15%
Në Shkup, Tetovë, Shtip dhe Manastir, çmimet e qirave të apartamenteve po rriten dukshëm, veçanërisht në zonat qëndrore të këtyre qyteteve. Grupi i Agjencive......

Zgjerohet tregu i auditimit ligjor - Në 2024 u rritën të ardhurat e shoqërive dhe numri i njësive ekonomike të audituara
Cilësia e auditimeve është përmirësuar dhe tregu i audituesve ligjorë është zgjeruar ndjeshëm në 2024. Aktualisht, tregu i auditimit në Shqipëri rezulton të......

Meksika, tarifa 50% për produktet kineze - Masa do të ndikojë mbi 52 miliardë dollarë importe
Meksika njoftoi se do të rrisë tarifat për automjetet që vijnë nga Kina dhe vendet e tjera aziatike në 50%. Ministria e Ekonomisë tha se ndryshimet, që do të......

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore! – Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan
Dollari amerikan ka pasur një mbyllje jave negative duke regjistruar një zbritje të ndjeshme të kuotës nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 82 lekë......

“Ringjallja” e energjisë bërthamore, në rrezik - Kërkesa e fortë mund të shkaktojë mungesë globale uraniumi
Rritja e ndjeshme e interesit për energjinë bërthamore mund të shkaktojë mungesë kritike të uraniumit, ndërsa kërkesa globale po rritet me shpejtësi dhe......

Rritet paga minimale në Serbi - Qeveria konfirmon zgjerimin me 10% nga janari 2026
Qeveria e Serbisë do të rrisë pagën minimale mujore neto me 10.1%, duke e çuar atë në 64,554 dinarë (apo rreth 551 euro) që nga 1 janari, njoftoi Ministria e......

Spanja kufizon duhanin në hapësirat publike - Draftligji synon ndalimin e produkteve të nikotinës në plazhe, bare e ristorante
Qeveria e Spanjës ka miratuar një draftligj që kufizon duhanpirjen në vende publike dhe që mund të ketë ndikim të rëndësishëm tek turistët. Legjislacioni i......

Alumini kanadez përmbyt Evropën për shkak të tarifave amerikane
Prodhuesit kanadezë të aluminit po dërgojnë më shumë nga prodhimi i tyre, i cili përdoret për të bërë kanaçe dhe pjesë makinash, në Evropë, pasi tarifat e......