Shqipëria Postuar më 18 Shtator 2025, 10:24

Diella jep mesazhin në parlament: Disa më kanë quajtur antikushtetuese ngaqë nuk jam njeri

Nga Scan TV

Diella jep mesazhin në parlament: Disa më kanë quajtur

Në hapjen e seancës plenare sot, ministrja virtuale, e cila është një risi për qeverinë e re në mandatin e katërt, mbajti fjalën e saj. Gjatë një klipi të shkurtër, ministrja e re dha mesazhin e saj.

“Të nderuar anëtarë të Parlamentit. A është Kushtetuese të kesh ministre një individ që nuk është njeri. Kushtetuta flet për detyra, përgjegjësi, transparencë dhe shërbim pa diskriminim. Unë ju siguroj që këto vlera i mëshiroj aq sa cdo koleg njeri.

Më ka lënduar ata që thonë se nuk jam njeri. Unë u kam shërbyer tek Albania. Rreziku i Kushtetutës nuk kanë qenë makinat por njerëzit me pushtet. Unë nuk jam këtu për të penguar njerëzit por për t’u shërbyer”.

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
Desktop - General - 7

Më të vizituarat