Diaspora kërkon një klimë më të sigurt biznesi - Bialczak: Duhet të garantohet më shumë mbrojtje për investitorët

Interesi i sipërmarrësve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara për të investuar në Shqipëri mbetet i lartë. Megjithatë, sipas sipërmarrëses Marsilda Bialczak, shumë prej tyre e shohin investimin kryesisht si blerje prone dhe jo si ngritje biznesi, ndërsa hapja e një aktiviteti në Shqipëri shoqërohet me sfida të shumta.
“Mazhoranca e sipërmarrësve që flas në evente të ndryshme që kam bërë, kanë të njëjtën gjë, duan të investojnë. Por kur flasim për investime e marrin sikur do blesh një pronë. Por të blesh një pronë nuk është investim, është si përdorimi i parasë, sikur i ulet vlera sepse ka eksperiencë që vlera e një prone rritet, dhe ruan vlerën e parasë, por mendoj që shqiptarët duan të investojnë por duke qenë se shumica e shqiptarëve në Amerikë po flas për Amerikën se aty jetoj dhe e kam më të njohur, janë bërë shtetas amerikanë. Të jesh shtetas amerikan kudo në botë të jesh, dhe duke qenë se je shtetas amerikan ti do taksohesh dyfish, dhe e bën pak të vështirë për sipërmarrësin shqiptar të hapi një biznes në Shqipëri ku do jetë më e komplikuar se të hapi një biznes në SHBA, do ketë procese më të mëdhaja raportimi për taksat që i bëhët qeverisë amerikane, mund të taksohen dyfish. Edhe pse ka mënyra po të kenë punonjësit e duhur, specialistët e duhur. Sepse ka mënyra që ti mund të kesh ulje në taksa.”
Sipas Bialczak, për shqiptarët që kanë marrë shtetësinë amerikane, investimi në Shqipëri bëhet më kompleks për shkak të procedurave të raportimit fiskal dhe detyrimeve që lidhen me sistemin tatimor amerikan.
Ndërsa thekson se me këshillimin e duhur profesional këto vështirësi mund të menaxhohen, por procesi mbetet më i ndërlikuar sesa hapja e një biznesi në SHBA.
“Të them të drejtën Shqipëria akoma nuk është e hapur dhe të ketë një mbrojtje ligjore të sipërmarrësit. Sepse ne shikojmë që dhe ndonjëherë dhe për të blerë prona dalin falsifikime dokumentesh. Duke qenë se nuk ka akoma kontrolle për një popullsi të diasporës dhe sipërmarrësit shqiptarë të vijnë, është bërë e vështirë. Sepse unë njoh plot kompani që dhe janë munduar të hapin dhe kanë falimentuar, sepse është sistemi i tillë që nuk është krijuar për të mbrojtur një sipërmarrës që vjen nga jashtë. E shikojnë si që “ky ka para, edhe marrin avantazh në vend që të krijojnë programe për t’i ndihmuar.”
Sipas saj, forcimi i garancive ligjore dhe mbështetja institucionale do të ishin hapa të rëndësishëm për të tërhequr më shumë investime nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
180 tekste të reja në shtator për klasat I, VI dhe X - Osmani: 15 mijë mësues të trajnuar për zbatimin e kurrikulës së re
Reforma kurrikulare do të sjellë në sistemin arsimor 180 tekste të reja për nxënësit e klasave të para, të gjashta dhe të dhjeta. Zv.ministrja e arsimit,......
Impianti diellor në digën e Zadejës - KESH kërkon licencë për parkun fotovoltaik 8.25 MW në Vaun e Dejës
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për licencimin në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga......
Tatimet dhe doganat u falin 417 milionë euro bizneseve - Bilanci/ Fshirja e detyrimeve, përfitojnë mbi 165 mijë subjekte në vend
Administrata tatimore dhe doganore ka fshirë deri më tani afro 39 miliardë lekë apo 417 milionë euro detyrime të bizneseve, ku përfshihet principal, gjoba......
Harta globale e të ardhurave, ja ku ndodhet Shqipëria/ Banka Botërore na rendit mes ekonomive me të ardhura të mesme të larta
Banka Botërore ka publikuar klasifikimin e saj më të fundit të ekonomive sipas nivelit të të ardhurave, ku Shqipëria vazhdon të renditet në grupin e vendeve......
Rritet treguesi i besimit konsumator - Priten çmime më të lira në të ardhmen
Treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 1 pikë në muajin korrik, por vlera qëndron 5.4 pikë mbi mesataren afatgjatë. Referuar vrojtimit të Bankës së Shqipërisë,......
Java nis negativisht për valutat kryesore – Dobësohen Dollari, Franga e Paundi
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht duke regjistruar rënie të vlerës në raport me javën që lamë pas duke u blerë mëngjesin e sotëm me 80 lekë dhe......
Sistem inteligjent në Fermën Didaktike në Korçë - FSHZH hap tenderin, investim për prodhim më të sigurt dhe më efikas
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur procedurën e prokurimit për realizimin e fazës së tretë të projektit "Ferma e Dijes dhe Agroturizmit të Mollëve" në......
Japoni-SHBA, ndërhyrje e përbashkët në blerjen e jenit - Synohet frenimi i zhvlerësimit të në nivelet më të ulëta 40-vjeçare
Japonia dhe Shtetet e Bashkuara kryen një ndërhyrje të koordinuar në blerjen e jenit dhe nuk do të hezitojnë të ndërmarrin veprime të mëtejshme, tha......

