Shqipëria Postuar më 9 Shtator 2026, 13:02

Dialogu social në Shqipëri - Manjani: Përgatitemi të funksionojmë si europianë

Nga Diamila Leka

Dialogu social në Shqipëri - Manjani: Përgatitemi të

Dialogu social dhe standardet europiane në fushën e punësimit ishin në fokus të një workshop-i dyditor, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut diskutuan sfidat dhe hapat që duhen ndërmarrë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Në fokus të takimit ishte Kapitulli 19, “Politika Sociale dhe Punësimi”, pjesë e grup-kapitullit 3, “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”.

Për Shqipërinë, e cila ka hapur të gjithë grup-kapitujt e negociatave dhe aktualisht ka mbyllur tre prej tyre, përafrimi me standardet europiane dhe zbatimi i tyre në praktikë mbeten pjesë e rëndësishme e procesit të anëtarësimit.

Zv.Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, vlerësoi rëndësinë e këtij diskutimi, duke nënvizuar rritjen e interesit dhe përfshirjes së qeverisë në dialogun social dhe ndërveprimin me aktorët e tjerë socialë.

“Ky workshop na jep vërtet një mundësi për të mësuar nga njëri-tjetri, për të diskutuar praktikën evropiane dhe, mbi të gjitha, për të identifikuar hapat konkretë që duhet të ndërmarrim. Jam e bindur se këto dy ditë do të na ndihmojnë jo vetëm për të thelluar kuptimin tonë mbi kërkesat e Kapitullit 19, por edhe përtej kësaj, për të fuqizuar kulturën e dialogut social në vendet tona, si në Shqipëri, ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut. Sepse, në fund të fundit, ne nuk po e përgatisim Shqipërinë, në këtë rast, vetëm për t'u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, por po e përgatisim Shqipërinë që të funksionojë si anëtare, si një vend evropian. Dhe kjo përfshin mënyrën se si punojmë së bashku, mënyrën se si dëgjojmë njëri-tjetrin dhe mënyrën se si zhvillojmë politika që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve tanë.”

Në workshop morën pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe maqedonase, Komisionit Europian, organizatave ndërkombëtare, punëdhënësve dhe sindikatave.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat