Dhurohen 1000 karrige me rrota për para-tetraplegjikët - Samir Mane: Jam i sigurt që ky është vetëm hapi i parë
Në Tiranë, në Pallatin e Sporteve “Asllan Rusi”, Fondacioni Mane dhe Fondacioni “Fundjava Ndryshe” startuan nismën për të shpërndarë 1000 karrige me rrota për individë me status para-tetraplegjikë në të gjithë Shqipërinë.
Në aktivitet u shpërndanë 260 karrige me rrota për ata që ishin të pranishëm. Për pjesën tjetër të personave para-tetraplegjikë të Tiranës, të cilët nuk mundën të vijnë vetë, shpërndarja do të realizohet duke ia dërguar në shtëpi.
Samir Mane, Presidenti i Fondacionit Mane, u shpreh se aktiviteti i mbajtur është vetëm fillimi i nismës së ndërmarrë. Ai premtoi se Fondacioni do të vijojë ta mbështesë komunitetin para-tetraplegjik dhe se do të sigurojë që askush të mos mbetet pa një karrige me rrota.
"Kemi sjellë 1 mijë karrige me rrota që do të shpërndahen duke filluar nga sot, por jam i sigurt që ky është vetëm hapi i parë. Kam marrë një angazhim me Arbrin që do të sigurojmë gjithçka që është e nevojshme, që askush në Republikën e Shqipërisë të mos mbetet pa një karrige me rrota asnjëherë."
Drejtuesi i "Fundjavë Ndryshe", Arbër Hajdari i mëshoi premtimit të dhënë, ndërsa nënvizoi se nisma do të shtrihet në të gjithë vendin.
“Ne, nëpërmjet kësaj nisme, së bashku me Fondacionin Mane, do të shkojmë derë më derë, në çdo cep të Shqipërisë, atje ku ka njerëz që vuajnë për një karrige me rrota; atje ku na kanë shkruar dhe presin që ne të trokasim në dyert e tyre.”
Nisma i bashkohet një serie nismash që Fondacioni Mane ka realizuar për të ndihmuar ata që kanë nevoja speciale, duke përmirësuar jetën e grupeve më vulnerabël në shoqëri.
Në këtë nismë të fundit, Fondacioni Mane bashkëpunoi edhe me Shoqatën “Invalidë Para dhe Tetraplegjikë” të Shqipërisë, e Shërbimin Social Shtetëror.
Sondazh

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Monedha europiane është blerë sot me 98.9 lekë dhe është shitur me 99.6 lekë duke fituar pikë nga dje teksa e ka nisur ditën në rritje sipas kursit të......

Hapet thirrja për t'u bërë pjesë e Forcave të Armatosura, Rama: Afati për dorëzimin e dokumentacionit, 31 mars 2025
Forcat e Armatosura kanë hapur thirrjen për rekrutimin e ushtarëve dhe detarëve të rinj. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Rama, i cili nëpërmjet......

‘Paketa e Maleve’, KQZ lejon vijimin e procedurës parlamentare për miratimin e projektligjit
Procedura parlamentare për miratimin e projektligjit "Për Paketën e Maleve" do të rinisë. Vendimin e ka marrë Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranë......

Ministri Hasani, vizitë zyrtare në Kuvajt: Shqipëria, potencial të lartë për investimet kuvajtiane
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një vizitë zyrtare dy-ditore në Kuvajt. Vizitën e ka nisur me një takim produktiv......

“Në verë preferohet autobusi”-Zani: Biletat low-cost të kompanive ajrore rrisin konkurrencën
Edhe pse numri i hyrjeve nga Shqipëria në pikat kufitare tokësore greke u ul gjatë vitit të kaluar, në tre muajt e verës pati një rritje të lehtë. Nga ana......

Rrjeti energjetik edhe më i sigurtë-Zv/kryeministrja Balluku inspekton punimet e fuqizimit të nënstacionit Tirana 1
Nënstacioni elektrik Tirana 1, pranë Zogut të Zi po rikonstruktohet me qëllim fuqizimin e tij. Gjatë një inspektimi, Zëvendëskryeministrja, njëherësh......

Më 1 mars nis shpërndarja e bonusit për pensionistët-Rama: Vendimi i qeverisë është marrë më 9 janar
Më 1 mars do të nisë shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët. Lajmi është bërë I ditur nga Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet......

Prodhuesit, kundër draftit të mbetjeve-“Nuk i shërben zgjidhjes së situatës, kosto pa përfitime”
Bizneset që importojnë apo prodhojnë produkte, të cilat krijojnë mbetje, do të kenë përgjegjësi për t’i menaxhuar ato. Gjatë diskutimit të projektligjit që......