Dhurimi dhe trashëgimia e pronave, sa paguan shqiptarët? - Kategoritë që përjashtohen nga tatimi dhe rastet kur norma është 15 %
Disa kategori qytetarësh kanë si detyrim që në rastin e trashëgimisë apo dhurimit të pronave nga një familjar tek tjetri, të paguajnë tatim në arkën e shtetit njësoj sikur ta shesin atë.
Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në vitin 2023, janë paguar 84.4 milionë lekë në formën e tatimit nga ata individë që kanë bërë dhurime apo kanë lënë trashëgimi, ndërsa në 2024 kjo shifër ka rënë ndjeshëm duke u regjistruar në 35.8 milionë lekë, apo e thënë ndryshe 57.6% për qind më pak.
Kjo rënie e të ardhurave në buxhetin e shtetit nga ky zë ka ardhur për disa arsye.
Konkretisht, vlera tatimore e paguar gjatë vitit 2023, ka qenë në bazë të ligjit të vjetër të tatimit mbi të ardhurat, sipas të cilit përjashtonin nga tatimi dhurimet brenda trungut familjar.
Konkretisht, sipas ligjit të mëparshëm, të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë për banesën dhe/ose truallin, brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm një herë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria nuk tatohen. Ndërsa në rastet e tjera norma tatimore e aplikuar është 15 për qind.
Ndërsa ligj i ri për tatimin mbi të ardhurat, i cili ka hyrë në fuqi në Janar të 2024, përcakton se përjashtohen nga tatimi: dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë ligjorë në radhë të parë dhe të dytë; dhurimet dhe trashëgimitë të marra nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë të ligjshëm përveç shkallës së parë dhe të dytë, deri në 5 milionë lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme, dhe deri në 1 milionë lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpagues.
Si dhe kalimi i të drejtës së pronësisë trashëgimtarëve ligjorë nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpronësia e detyrueshme.
Edhe në këtë rast, përjashtimi nga tatimi bëhet nëse trashëgimtari ose përfituesi i dhuratës provon që sendet e dhuruara ose të trashëguara janë tatuar paraprakisht ose janë raportuar nga i vdekuri ose dhuruesi. Në rastet e tjera norma tatimore është 15 %.
Sondazh

Investimet e huaja, Turqia konfirmohet e para/ Rreth 1.6 mld euro IHD në një vit. Vihen re ndryshime në gjeografinë e vendeve
Investimet e huaja direkte gjatë vitit të kaluar në vendin tonë prekën shifrën e 1.58 mld eurove, duke regjistruar vlerën më të lartë në terma vjetorë.......

Studimi: Ndotja e ajrit dëmton shëndetin e trurit tek të moshuarit - Skanimet treguan dëmtime në zonat përgjegjëse për vëmendjen e kujtesën
Një studim i ri i zhvilluar në Tajvan zbuloi se ndotja e ajrit mund të dëmtojë shëndetin e trurit tek të moshuarit. Studimi i publikuar nga Universiteti......

Shqipëria, burim të ardhurash për të huajt - Rritja e fuqisë punëtore dyfishuan të ardhurat në 5 vite
Eksperimenti i huazimit të fuqisë punëtore nga vendet e treta, i lidhur me shpërndarjen e dividentëve për individë që kanë investuar në Shqipëri, ka bërë që......

Ndryshon harta, cilat janë bashkitë më “borxhlije? - Stoku i detyrimeve ndaj bizneseve dhe qytetarëve arrin në 33 milionë euro
Pushteti vendor rezulton me një stok detyrimesh ndaj bizneseve dhe qytetarëve në vlerën e 3.3 miliardë lekëve apo 33 milionë eurove në fund të Dhjetorit......

Rritja e çmimit të energjisë, Prishtina përgatitet për protesta - ZRRE: Nga data 1 prill energjia elektrike 15 për qind më shtrenjtë
Të shtunën më 5 prill, në Prishtinë do të mbahet protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Aktivistë dhe qytetarë kanë lajmëruar se do të......

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë e Kosovën, e hapur për partnerët - “Duan të kontribuojnë në sigurinë e rajonit të Evropës Juglindore”
Nisma e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, “është e hapur edhe për aleatë e partnerë të Bashkimit Evropian......

Lukashenko betohet për një mandat të shtatë radhazi si president i Bjellorusisë: "Nuk keni të ardhme"!
Alexander Lukashenko është betuar për një mandat të shtatë radhazi si president i Bjellorusisë në një ceremoni në kryeqytetin Minsk. Gjatë ceremonisë,......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka pasur një rritje të lehtë të vlerës nga dita e djeshme pasi është blerë sot me 91.2 lekë dhe është shitur me 92.3 lekë sipas kursit të......