Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Lidhjen e Biznesit të Kosovës

Sot, më 26 shkurt, në ambientet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTI-Tiranë) u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi me Lidhjen e Biznesit të Kosovës (LBK), me qëllim forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Marrëveshja u firmos nga Kryetari i DHTI-Tiranë, Nikolin Jaka dhe Kryetari i LBK-së, Besart Dreshaj, të cilët theksuan se ky memorandum përbën një hap të rëndësishëm drejt një bashkëpunimi konkret dhe të qëndrueshëm mes komuniteteve të biznesit në të dy vendet.
Në fjalën e tij përpara delegacionit të bizneseve nga Kosova, Kryetari Jaka vlerësoi progresin e arritur deri më tani në marrëdhëniet ekonomike dypalëshe, duke theksuar se ekziston ende hapësirë për të reduktuar burokracitë dhe për të lehtësuar më tej lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve. Ai nënvizoi rëndësinë e heqjes së barrierave fizike dhe administrative mes dy vendeve, si një domosdoshmëri për thellimin e integrimit ekonomik.
Nga ana e tij, Kryetari i LBK-së, Dreshaj, theksoi se është thelbësore që marrëveshjet e arritura në nivel politik të gjejnë zbatim konkret në praktikë, në funksion të rritjes së bashkëpunimit ekonomik. Ai vlerësoi trendin pozitiv të shkëmbimeve tregtare, duke shtuar se potenciali për rritje është edhe më i madh. Gjithashtu, ai theksoi nevojën për të mbështetur dhe promovuar produktet vendase, si një shprehje konkrete e partneritetit mes dy vendeve.
Në kuadër të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, Kryetari Jaka propozoi organizimin e forumeve të përbashkëta ekonomike në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe ftoi bizneset kosovare të marrin pjesë në panairet dhe aktivitetet që organizon DHTI-Tiranë. Ftesa u mirëprit nga delegacioni i LBK-së, duke shprehur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit institucional dhe ndërmjet sipërmarrjeve.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë mbetet e angazhuar për të ndërtuar ura të forta bashkëpunimi ekonomik, në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjes së konkurrueshmërisë së bizneseve shqiptare dhe kosovare.
Kush e mbajti “në këmbë” turizmin në janar? Përveç vendeve tradicionale, Danimarka, Izraeli dhe India kryesuan rritjen
Statistikat e turizmit për nisjen e vitit sjellin disa të dhëna interesante për personat që vizituan Shqipërinë në muajin e parë të vitit. Sipas të dhënave......
“Do rrisim të ardhurat nga tatimet dhe doganat” - Ministri Malaj bën bilancin e “Financave” për vitin 2025 dhe rendit objektivat 2026
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në mbledhjen e zgjeruar të socialistëve të mbajtur këtë të enjte raportoi mbi veprimtarinë e ekonomisë përgjatë vitit......
Formula, si rivlerësohen tokat? - Ndryshimi midis çmimeve të referencës në fuqi dhe vlerës së tregut
Tokat në pronësi të individëve, janë një tjetër aset që mund të rivlerësohen me normën tatimore 5 %, për të rritur vlerën e tyre në nivelin e çmimeve të......
Rama: Për Ballukun do pres raportin e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve
Gjatë mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar socialist, edi Rama u shpreh: “Nuk do merrem me procesin që ka nisur në Kuvend se do pres raportin e......
Sa kushton eksperti për rivlerësimin e pronave? - Tarifat private për 8 kategori/ Nga 150 euro për apartamente, deri 500 euro për hotele
Qytetarët që zgjedhin të bëjnë rivlerësimin e banesave me normë tatimore 5 për qind me vlerën e tregut, do të duhet ta bëjnë atë përmes një eksperti të......
Pasuritë e paluajtshme, “shtylla” e kreditimit - BSH: Shqiptarët “braktisin” huamarrjen në euro
Volumi i huadhënies është përgjysmuar krahasuar me flukset rekord të fundvitit të kaluar. Edhe pse tregu ka hyrë në një fazë më të matur, pasuritë e......
Rama: Pezullimi i ministrit, ndërhyrje brutale
Gjatë mbledhjes se zgjeruar të grupit parlamentar socialist, kryeministri, njëkohësisht kryetar i PS, Edi Rama, deklaroi se pezullimi i ministrit nga një......
Shqiptarët e nisën 2026 me më shumë kursime në bankë - Depozitat rriten me 22.8 miliardë lekë në janar, me fokus të fortë drejt monedhës vendase
Viti 2026 ka nisur me një sinjal të fortë kursimi për shqiptarët. Sipas të dhënave të sapopublikuara të Bankës së Shqipërisë, totali i depozitave që......


