Dhoma Amerikane, rezerva për “Paqen Fiskale” - “Rrezikon konkurrencën e ndershme dhe legalizon kapitalin e dyshimtë”

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka rezerva sa i takon paketës së paqes fiskale. Referuar këtij institucioni, marrëveshja në fjalë paraqet rrezik i lartë për cënimin e konkurrencës së ndershme.
Sipas deklaratës së bërë nga Dhoma, projektligji propozon një skemë në të cilën bizneset që kanë deklaruar me korrektësi fitimet ndër vite vendosen në një pozicion të pafavorshëm, ndërsa subjektet që kanë shmangur detyrimet tatimore përfitojnë drejtpërdrejt.
“Parashikimi i një rritjeje të detyrueshme prej 18% të fitimit të vitit paraardhës, pavarësisht sektorit apo performancës reale të tatimpaguesit, zëvendëson procesin e vetëdeklarimit me një formulë arbitrare që nuk reflekton performancën reale financiare të subjektit dhe krijon një barrë të padrejtë për tatimpaguesit e rregullt. Në të kundërt, bizneset me deklarime fitimesh historikisht të ulëta përfitojnë nga baza e ulët e llogaritjes, duke shkaktuar shtrembërim të ndjeshëm të konkurrencës. Kjo situatë dëmton bizneset serioze dhe bie ndesh me parimin kushtetues të barazisë para ligjit,” thuhet në deklaratë.
Po ashtu, nënvizohet se “Paqja Fiskale”, krijon mundësi reale për legalizimin e kapitalit me origjinë të dyshimtë duke lejuar rideklarimin e pasqyrave financiare të pesë viteve të fundit, përfshirë deklarimin e mjeteve monetare të paraportuara më parë, fshirjen e detyrimeve apo deklarimin e aktiveve të tjera të paregjistruara, pa qenë e nevojshme të justifikohen si gabime kontabël/tatimore apo mosdeklarime të qëllimshme.
Një rezervë tjetër e Dhomës amerikane të Tregtisë, lidhet me efekin në uljen e cilësisë së administrimit tatimor, me argumentin se kufizon ndjeshëm kontrollin tatimor mbi tatimin mbi të ardhurat gjatë periudhës së marrëveshjes, duke u bazuar vetëm në verifikime administrative “nga zyra”. Kjo qasje dobëson aftësinë e administratës tatimore për të identifikuar shmangiet dhe krijon një terren të favorshëm për abuzime.
Referuar deklaratës, një normë tatimore prej vetëm 5% do të aplikohet në rastin kur fitimi i realizuar rritet mbi 18%, si dhe në rastin e rideklarimit të zërave të tjerë financiarë, krijon një hendek të konsiderueshëm ndërmjet normave tatimore të rregullta (15% për të ardhurat e korporatave dhe 23% për kategori të caktuara biznesesh) dhe normës preferenciale të skemës.
“Ky dallim i madh nuk ka justifikim ekonomik dhe krijon një nxitje të fortë për të gjitha bizneset të lëvizin drejt skemës së “paqes fiskale”, duke reduktuar ndjeshëm të ardhurat potenciale të buxhetit të shtetit. Në një periudhë ku kërkohet stabilitet fiskal dhe parashikueshmëri, kjo skemë nxit shmangien tatimore dhe tkurr bazën ekzistuese tatimore” thuhet në deklaratë.
Po ashtu, theksohet se kjo paketë cënon parimet themelore të taksimit.
Për këtë arsye, rekomandohet rishikimi i plotë i projektligjit dhe ndërmarrja e politikave fiskale që nxisin formalizimin dhe sjelljen e ndershme fiskale; garantojnë konkurrencë të drejtë; forcojnë integritetin e administratës tatimore; ruajnë besimin e biznesit dhe reputacionin ndërkombëtar të vendit.
Valë protestash në Bullgari - Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe reforma në drejtësi
Mijëra qytetarë bullgarë protestuan kundër qeverisë së pakicës në vend. Sipas tyre, qeveria ka dështuar në luftën kundër korrupsionin endemik në shtetin më......
Ekonomia shqiptare ul barrën e borxhit të jashtëm - Rreth 10.37 mld euro, ndërsa raporti ndaj PBB-së shënon rënie të fortë në 38.9%
Borxhi i Jashtëm Bruto i Shqipërisë ka shënuar një ulje të ndjeshme gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, niveli i......
Tregu i punës humbet 11 mijë të rinj në një vit/ Punësimi në terma absolute përjeton tkurrje në tremujorin e tretë 2025
Rreth 6,500 persona të moshës 15 vjeç e lart kanë dalë nga tregu i punës përgjatë një viti, tregojnë të dhënat më të fundit të INSTAT, ndonëse norma e......
Trump prezanton programin “Gold Card” - Viza të përshpejtuara me një kosto prej 1 milion dollarësh
Administrata e Presidentit Donald Trump ka prezantuar zyrtarisht programin e vizave “Trump Gold Card”, që u ofron të huajve një rrugë të shpejtë për të marrë......
Fed ul normën e interesit - Kryetari Powell kërkon të rikthejë stabilitetin ekonomik para largimit
Rezerva Federale njoftoi një ulje të normës bazë të interesit me një çerek pikë përqindjeje, ose 25 pikë bazë, duke e çuar intervalin e synuar në......
Dobësohet Dollari amerikan ndërsa Franga forcohet – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë mëngjes të regjistrojë rënie të vlerës pasi krahasuar me një ditë më parë është blerë sot me 82.2 lekë dhe është shitur......
Rregulla të reja për punësimin sezonal - Në Maqedoninë e Veriut hyjnë në fuqi nga 1 janari 2026
Nga 1 janari 2026, në Maqedoninë e Veriut hyn në fuqi Ligji për Punësimin e Personave, një rregullore e re që synon të formalizojë punësimin sezonal dhe të......
Makinat me djegie të brendshme rikthehen në “modë” - Shkak, tensionet politike dhe tregtare, dyshimet ndaj automjeteve elektrike
Blerësit e makinave në mbarë botën po kthehen tek automjetet me djegie të brendshme për shkak të ndryshimeve në politika, luftërave tregtare dhe skepticizmit......





