Shqipëria Postuar më 6 Janar 2026, 10:17

Dhjetori mbyllet me mbi 3 mijë vendime legalizimi - ASHK: Procesi vijon në të gjithë vendin

Nga Ernilda Luzi

Dhjetori mbyllet me mbi 3 mijë vendime legalizimi - ASHK: Procesi vijon

Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se gjatë muajit dhjetor, 3 mijë e 81 qytetarë në të gjithë territorin e vendit janë pajisur me vendim legalizimi.

Sipas të dhënave nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, lista e përfituesve e organizuar sipas drejtorive vendore është publikuar në faqen zyrtare, duke u ofruar qytetarëve mundësinë të informohen në mënyrë transparente për statusin e tyre.

Ndërkohë, shërbimi elektronik “vërtetim për aplikim për legalizim ndërtimi informal" i mundëson çdo qytetari të aplikojë online nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania, për të marrë një vërtetim që provon se një ndërtim është në proces legalizimi.

Pas kalimit të afatit prej 30 ditësh nga data e marrjes së vendimit të legalizimit, përfituesit kanë të drejtë të aplikojnë për shërbimet përkatëse përmes portalit qeveritar e-Albania. Këto shërbime përfshijnë regjistrimin e vendimit të legalizimit, si dhe pajisjen me certifikatë pronësie, kartelë pasurie dhe hartë kadastrale, dokumente që garantojnë njohjen ligjore të pronës.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës thekson se procesi i legalizimit vijon në mënyrë të pandërprerë në të gjithë vendin, duke garantuar transparencë dhe shërbim të standardizuar për qytetarët.

 

 

 

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat