Detyrimet e prapambetura arrijnë në 105 milionë euro - 9-mujori, rriten borxhet për investime publike dhe vendime gjyqësore
Stoku i detyrimeve të prapambetura të qeverisë qendrore dhe asaj vendore ka arritur në 10.5 miliardë lekë apo rreth 105 milionë euro në shtator 2024, më një kapërcim prej rreth 0.6 miliardë lekësh në raport me Qershor 2024.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë në raport me fundvitin e kaluar, rritja regjistrohet në rreth 2.7 miliardë lekë.
Në totalin e kësaj shume, qeveria qendrore zë 7 miliardë, ndërsa pushteti vendor 3.5 miliardë lekë. Ajo që vihet re është se qeveria qendrore ka rritur stokun me 1.3 miliardë lekë, pushteti lokal ka bërë kthesë, duke ulur stokun me rreth 0.7 miliardë lekë në raport me Qershorin 2024.
Sa i takon kategorisë së detyrimeve të prapambeturave, peshën më të madhe e zënë ato për investime publike, duke qenë se përgjatë këtij viti ka pasur një numër të lartë kantieresh të hapura, për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët.
Konkretisht, detyrimet për investime, arrijnë vlerën e rreth 5 miliardë lekëve, ku stoku më i lartë sërish regjistrohet në pushtetin qendror.
Nga ana tjetër, stoku i detyrimeve për vendime gjyqësore për largime të padrejta nga puna apo ankimime të bizneseve. Qeveria qendrore dhe ajo vendore, regjistrojnë një vlerë prej rreth 2.4 miliardë lekësh, nga 1.6 miliardë lekë që regjistrohej në fund të viti të kaluar. Peshën më të madhe e zë pushteti qendror.
Kategoria “të tjera” zë afro 1,4 miliardë lekë të totalit të detyrimeve.
Sondazh

Në 10 muaj hynë në Shqipëri 10.4 milionë të huaj/ Kjo shifër tejkalon me gati 280 mijë totalin e vitit 2023
Gjatë 10 muajve të vitit 2024, në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 17 milionë hyrje, ku pjesa më e madhe i përket shtetasve të huaj, të cilët kanë......

Kina zgjeron hetimin e qumështit të BE-së! - Kundërpërgjigje ndaj tarifave të automjeteve elektrike
Kina njoftoi se do të zgjerojë fushën e hetimit të saj kundër subvencioneve për importet e qumështit nga Bashkimi Europian për të mbuluar programet shtesë të......

Banesat mbi 130 metra katrorë, Durrësi në krye të listës/ Kryeqyteti renditet në vend të tretë. Berati dhe Kukësi, në fund
Në një analizë të kryer më herët nga "Scan Intel" rezultonte se Berati ishte qarku me peshën më të lartë të banesave me sipërfaqe nën 40 metra katror. Të......

“Tregu është i lirë dhe konkurrues” - AK përfundon hetimin: U rritën kostot e prodhimit të nënprodukteve të qumështit
Autoriteti i Konkurrencës njoftoi përmbylljen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj katër ndërmarrjeve – Erzeni, Gjirofarma, Lufra, dhe SHAKA Boboshticë......

Prindërit britanikë, 29 mld paund për t’u blerë shtëpi fëmijëve - Më shumë se dyfishi i nivelit të një dekade më parë
Banka e ashtuquajtur ‘banka e mamasë dhe babait’ po bëhet një burim në rritje financimi për të rriturit në Mbretërinë e Bashkuar që kërkojnë të ngjiten në......

Sa pagesa u realizuan përmes terminaleve POS? - Shtohet me 8% numri i pikave, por bizneset vazhdojnë të mos e përdorin
Numri i terminaleve POS në Shqipëri po rritet me një ritëm më të ngadaltë në muajt e fundit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në periudhën......

Sistem i integruar për shërbimet sociale - 226 milionë lekë për shërbime më efikase për qytetarët
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka shpallur hapjen e tenderit, për përmirësimin dhe integrimin e sistemeve të menaxhimit të......

Jo më naftë ruse! - Çekia, në rrugën e duhur për t'i dhënë fund furnizimeve nga korriku 2025
Republika Çeke pret të përfundojë konsumin e naftës ruse në korrik të vitit të ardhshëm pasi një përmirësim në një tubacion transalpin i lejon asaj të rrisë......