Detyrime të reja për bashkëpronësinë në ndërtesa - Pr/ligji, ndëshkime për ata që nuk respektojnë rregullat e mirëmbajtjes së pallatit
Së shpejti pritet të vendosen rregulla të reja për sa i përket administrimit dhe mirëmbajtjes së objekteve në bashkëpronësi në ndërtesa si pallate, komplekse e të tjera. Në projektligjin e publikuar për konsultim publik parashikohen masa ndëshkuese në rast mospërmbushje të detyrimeve ligjore që lidhen me administrimin dhe mirëmbajtjen e objekteve.
Rregullat e reja vijnë si rezultat i moszbatimit në praktikë të ligjit ekzistues të vitit 2009. Përveç Bashkisë Tiranë që ka arritur të krijojë një strukturë funksionale për të mbështetur zbatimin e këtij legjislacioni, të gjithë bashkitë e tjera në vend kanë pasur një larmi problemesh dhe mosmarrëveshje në mënyrën si administrohen objektet në bashkëpronësi.
Çdo bashkëpronar paguan një tarifë administrimi, pra ka një detyrim mujor me qëllim mbulimin e shpenzimeve të administrimit dhe mirëmbajtjes së ndërtesës. Tarifa përfshin koston e shërbimeve dhe mirëmbajtjes për hapësirat e përbashkëta si shkallët, ashensorët, ndriçimi dhe të tjera. Bashkëpronarët kanë edhe një kuotë për të përcaktuar masën e pjesëmarrjes së çdo pronari në shpenzimet e përbashkëta dhe në proceset e vendimmarrjes.
Për sa i përket rolit që do të kenë bashkitë, këta të fundit do të mbajnë një kartelë, apo regjistër bashkëpronësie, me informacion të detajuar për karakteristikat kryesore të pronës dhe mënyrën e administrimit të saj.
Në një ndërtesë, pronarët ndajnë përgjegjësinë për mirëmbajtjen e objekteve në bashkëpronësi. Prandaj, në rast se një pronar apo dikush që vepron në emër të tij (si një qiramarrës apo kontraktues) shkakton dëm në këto hapësira, ky pronar mban përgjegjësi për riparimin e dëmit të shkaktuar. Dëmtimet mund të përfshijnë dëme në rrjetet e përbashkëta si rrjeti hidraulik ose elektrik. Gjithashtu, parashikohet të krijohet edhe një fond rezervë, me qëllim përdorimin në rast emergjencash.
Sondazh

Bie koalicioni qeverisës në Gjermani - Kancelari Scholz shkarkon ministrin e financave, hap rrugën për zgjedhje
Koalicioni qeverisës i Gjermanisë është shembur, pasi kancelari Olaf Scholz shkarkoi ministrin e Financave dhe hapi rrugën për një zgjedhje të parakohshme,......

AKEP, me Kryetar të ri të Këshillit Drejtues - Këshilli i Ministrave hap aplikimet. Cilat janë kriteret që duhet të përmbushen?
Në përfundim të mandatit të kreut të Këshillit Drejtues të Aujtoritetit tw Komunikimeve Elektronike (AKEP), Tomi Frashëri, Këshilli i Ministrave ka shpallur......

Konkurrenca nis hetim të thelluar në 5 tregje të shumicës - Kartel çmimesh për fruta-perimet në Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë
5 tregje të grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve do të jenë objekt i një hetimit të thelluar nga Autoriteti i Konkurrencës. Konkretisht,......

Në cilin vit u prodhuan më shumë ullinj dhe vaj? Së fundmi, shifrat flasin për prodhimtari 3 herë më të lartë se para 20 vitesh
Sektori i ullirit në vendin tonë, si pjesë e mesdheut, ka një traditë të lashtë dhe me rëndësi të madhe socio-ekonomike, të lidhur fort me punësimin dhe me......

Investimet rajonale në Shqipëri/ Muhametaj: Të përjashtohen nga TVSH kompanitë pjesëmarrëse në panaire
Në ditën e parë të çeljes së edicionit të 30-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës u mbajt Tryeza e Bashkëpunimit Rajonal, ku fokusi i diskutimeve ishte......

Rrugët me pagesë, gati shoqëria që do ofrojë shërbimin/ Ngrihet Enti Kombëtar i Operimit Rrugor, monitorim edhe koncesionarëve
Teksa për disa rrugë të reja parashikohet aplikimi i pagesës për kalimin, qeveria ka ngritur Entin Kombëtar të Operimit Rrugor, që do të ofrojë shërbimin.......

Dëshironi të jetoni jashtë vendit? Këto janë shtetet më të përballueshme në Europë për vitin 2024!
Njerëzit lëvizin jashtë vendit për shumë arsye për të filluar një punë të re, për të qenë më afër familjes ose thjesht për të eksploruar një vend të ri. Por......

Çfarë do të thotë kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë për NATO-n?
Ndërsa liderët dhe ligjvënësit evropianë llogaritën të mërkurën në mëngjes me fitoren e jashtëzakonshme të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA,......