Detyrime ndaj doganave, kush përfiton nga skema e faljes? - Bizneset përftojnë shuarje të një pjese të principalit, fshihen gjobat

Ligji i faljes, përveç detyrimeve tatimore, parashikon edhe shuarjen me kusht e detyrimeve të pagueshme në doganë. Kështu, përpos fshirjes automatike të detyrimeve gjobave dhe kamatëvonesave më të vjetra se 10 vjet, detyrimet e pagueshme në doganë, të evidentuara nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate nga data 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019, shuhen në masën 50% e taksës doganore, TVSH-së, akcizës, taksave kombëtare që mblidhen nga dogana në rolin e agjentit tatimor, nëse pjesa e mbetur 50% e tyre paguhet e gjitha njëherësh brenda datës 30.6.2026.
Po ashtu shuhen në masën 25%, e taksës doganore, TVSH-së, akcizës, taksave kombëtare që mblidhen nga dogana në rolin e agjentit tatimor, nëse pjesa e mbetur 75% e tyre paguhet me këste mujore të barabarta brenda datës 31.12.2026.
Në rastet e mësipërme gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht. Ndërsa në rastin kur është paguar principali dhe subjekti ka detyrime të papaguara vetëm gjoba dhe kamatvonesa në llogarinë e tij, falen gjobat dhe kamatëvonesat.
Po ashtu, shuhen gjobat dhe kamatëvonesat për detyrimet e pagueshme në doganë që i përkasin periudhës nga data 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, me kusht që detyrimi për periudhën përkatëse të paguhet i plotë brenda datës 31.12.2026.
Gjithashtu fshihen detyrimet për subjektet e çregjistruara deri në Dhjetor 2024 ; gjobat për mosdeklarim apo deklarim të vonuar; gjobat për pasqyrat financiare të dorëzuara me vonesë; gjobat apo interesat nga vendime gjyqësore ose me efekt prapaveprues si dhe gjobat administrative deri në dhjetor 2024.
Ligji në fjalë, parashikon fshirjen e të gjitha detyrimet e individëve debitorë për të cilët nuk ka informacion për numrin e identifikimit (ID), nuk është bërë njoftimi për detyrimin për mungesë identifikimi dhe nuk ka Vendim për Rikuperim me Forcë të Borxhit, përfshirë këtu edhe individët që kanë zhdoganuar automjete me NIPT-in/NUIS-in e përgjithshëm A000000A.
Brenda datës 31.12.2026, organet përkatëse fshijnë/shuajnë nga regjistrat e tyre kontabël dhe nga llogaria e tatimpaguesit debitor detyrimet që fshihen/shuhen sipas këtij ligji. Përjashtohen nga përfitimi subjektet e dënuara për vepra penale tatimore/doganore; subjektet në hetim ose proces gjyqësor; subjektet e dënuara me vendim të formës së prerë në favor të administratës doganore/tatimore.
AAPSK kërkon më shumë bashkëpunim me bashkitë: Pasuritë e konfiskuara në funksion të komunitetit
Në kuadër të Forumit “Forcimi i sistemit lokal të mbrojtjes sociale, financimi dhe strukturat”, të zhvilluar në Tiranë, Agjencia e Administrimit të Pasurive......
Rriten diplomimet në arsim, shëndetësi dhe teknologji/ Shkencat natyrore dhe bujqësia regjistrojnë rëniet më të mëdha
Instituti i Statistikave ka publikuar së fundmi të dhënat mbi arsimin universitar dhe fushat ku studentët po diplomohen më shumë gjatë vitit akademik......
Forcohet ligji për kamatëvonesat në transaksionet tregtare - Përafrim me BE, synohet disiplinim financiar në ekonomi
Qeveria ka ndërmarrë një nismë të re ligjore që synon të përmirësojë kuadrin rregullator për pagesat e vonuara në transaksionet tregtare, duke e përafruar......
A do të jetë ky sezoni më i suksesshëm veror? Bizneset përgatiten, importet e çadrave të diellit arrijnë rekord historik në prill
Importet e çadrave të diellit dhe produkteve të ngjashme arritën nivel rekord në muajin prill 2026, duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit turistik dhe......
Pagesat në euro arrijnë rekord të ri në Shqipëri - BSH: 30% më shumë transferta me AIPS EURO në janar-prill 2026
Katër muajt e parë të vitit 2026 kanë qenë mjaft pozitivë për sistemin AIPS EURO, me një numër dhe vlerë transfertash konsiderueshëm më të lartë krahasuar me......
Rritet prodhimi vendas i energjisë elektrike/ 3-mujori, INSTAT: Eksportet u dyfishuan, importet ranë me 57.4%
Tremujori i parë i vitit 2026 ka rezultuar pozitiv për sektorin energjetik në vend, teksa përmirësimi i situatës hidrike ndikoi në rritjen e ndjeshme të......
Karburantet marrin tjetër ulje - Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja tavan për karburantet në vend, duke vendosur ulje të mëtejshme të çmimit të gazoilit dhe benzinës në tregun......
“Porta e Alpeve”, investimi 100 milionë euro që synon transformimin e Shkodrës dhe veriut të vendit
Në Parlament pritet të miratohet kredia për projektin strategjik “Porta e Alpeve”, një program investimesh me vlerë 100 milionë euro, i financuar nga Banka......


