Detyrim vetëdeklarimi i adresës së banesës në e-Albania - Publikohet në fletoren zyrtare dhe hyn në fuqi vendimi i qeverisë
Duke nisur nga dita e sotme shtetasit me vendbanim ose vendqëndrim në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të kryejnë deklarimin, ndryshimin ose saktësimin e vendbanimit, apo të vendqëndrimit në rrugë elektronike (on-line), në portalin qeveritar “e-Albania”. Gjithshka, bëhet duke ngarkuar dokumentin e pronësisë së banesës, kontratën e qiramarrjes, të huadhënies, të përdorimit ose çdo dokument tjetër të ligjshëm, që provon vendbanimin, ose vendqëndrimin e tyre në adresën e deklaruar.
Referuar vendimit të qeverisë së publikuar në Fletoren Zyrtare, që tashmë ka hyrë në fuqi, shtetasi, i cili kërkon të banojë në një familje ekzistuese, paraqet kërkesën në rrugë elektronike (on-line),nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania”. Kjo kërkesë duhet të konfirmohet nga kryefamiljari i familjes pritëse në portalin qeveritar “e-Albania”, duke respektuar standardet e banimit, të miratuara nga legjislacioni në fuqi.
Dokumentet e ngarkuara nga shtetasi në shërbimin elektronik në portalin qeveritar “e-Albania” ruhen në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Deklarimi, ndryshimi, ose saktësimi i vendbanimit, me kërkesë të kryefamiljarit, pasqyrohet njëkohësisht për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes. Anëtari madhor i familjes, i cili kërkon të ndryshojë vendbanimin, më parë duhet të kryejë procedurën e veçimit nga familja.
Të gjithë anëtarët e një familjeje duhet të kenë të njëjtën adresë vendbanimi, që plotëson të gjitha elementet e adresës, sipas dispozitave të parashikuara nga legjislacioni për sistemin e adresave në Republikën e Shqipërisë. Për shtetasit, që kryejnë dënimin në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, apo qëndrojnë në institucionet e paraburgimit në pritje të vendimit gjyqësor për më shumë se 3 (tre) muaj dhe shtetasit që qëndrojnë pa ndërprerje në institucione shëndetësore për kurim mjekësor afatgjatë dhe kur qëndrimi në këto institucione zgjat më shumë se 3 (tre) muaj, institucioni përgjegjës duhet të paraqesë, brenda 48 (dyzet e tetë) orëve nga plotësimi i afatit të mësipërm, pranë zyrës së gjendjes civile, që ka në juridiksion territorial institucionin përkatës, listën emërore të tyre, e cila duhet të përmbajë emrin, mbiemrin dhe numrin personal.
Kur përfundon qëndrimi i shtetasve në një nga institucionet e mësipërme, institucioni përkatës njofton zyrën e gjendjes civile, që ka në juridiksion territorial lidhur me këtë fakt, brenda 5 (pesë) ditëve.
Zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi administrative, në rastin kur konstatojnë se ka mangësi në dokumentacion për deklarimin, ndryshimin, ose saktësimin e vendbanimit, apo të vendqëndrimit, njoftojnë brenda 24 (njëzet e katër) orëve shtetasit për plotësimin e dokumentacionit nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania”.
Plotësimi i dokumentacionit të kërkuar nga zyra e gjendjes civile bëhet nga shtetasit brenda 3 (tri) ditëve nga njoftimi.

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Çfarë ka ndodhur sot me monedhat e huaja?
Dollari amerikan edhe pse e ka nisur ditën në rritje të lehtë të vlerës ka pësuar zbritje të saj në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 82.9 lekë......

Paketa e maleve/ Denaj: Aplikimet dorëzohen përmes portalit e-Albania!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj rikujtoi në rrjete sociale se janë hapur tashmë prej pak ditësh aplikimet për Paketën e Maleve nga i......

Cilët sektorë po fitojnë më shumë para’? - Rritet transporti dhe tregtia, bie prodhimi
Bizneset që operojnë në vend kanë paguar afro 285 milionë euro tatim mbi fitimin përgjatë periudhës Janar-Maj 2025. Në raport me të njëjtën periudhë të një......

Spanjollët braktisin plazhet - Shkak, turizmi masiv dhe rritja e çmimeve
Pushuesit ndërkombëtarë po i mbajnë spanjollët gjithnjë e më larg plazheve të tyre të mrekullueshme për shkak të çmimeve gjithnjë në rritje të hoteleve dhe......

“Armëpushimi” i tarifave të SHBA-së - Eksportet e Kinës tejkalojnë parashikimet
Eksportet e Kinës u rritën më shumë se sa pritej në qershor, treguan të dhënat zyrtare, pasi Uashingtoni dhe Pekini ranë dakord për një marrëveshje paraprake......

Të paktën 100 miliardë euro pas vitit 2027 - Industria e mbrojtjes së BE-së bën llogaritë
13 miliardë eurot e caktuara për sigurinë dhe mbrojtjen në buxhetin aktual afatgjatë të BE-së (2021–2027) janë një pikë uji në oqean kur bëhet fjalë për......

Procedura/ Si do lëshohen faturat nga prodhuesit? - Tatimet: Ja rastet kur fermerët nuk kanë detyrim të deklarojnë të ardhurat
Ndërsa një ditë më parë ka nisur aksioni në terren për verifikimin e faturës së fiskalizuar tek tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet në tregtimin e......

BE tërhiqet nga taksa digjitale? - Një fitore për Trump në prag të vendosjes së tarifave
Komisioni Evropian duket se ka hequr dorë nga planet për të vendosur një taksë mbi kompanitë digjitale, një veprim që i jep fitoren Donald Trump dhe......