Shqipëria Postuar më 30 Janar 2025, 11:32

Deti, ajri dhe shinat e trenit shkëmbyen 10.3 mln ton mallra - Pjesa më e madhe u siguruan nga anijet detare, 6% nga trenat

Nga Hamit Yzeiraj

Deti, ajri dhe shinat e trenit shkëmbyen 10.3 mln ton mallra - Pjesa

Transporti detar mbetet shtylla kryesore e shkëmbimeve tregtare, duke siguruar 75% të totalit të mallrave të lëvizura. Sipas të dhënave të INSTAT, rrugët e transportit detar, ajror dhe hekurudhor kanë mundësuar qarkullimin e rreth 10.3 milionë tonë mallra përgjatë vitit të kaluar.

Pas transportit detar, që zë pjesën dërrmuese të tregtisë, transporti ajror ka mbajtur një rol të rëndësishëm, duke siguruar rreth 2 milionë tonë mallra.

Nga ana tjetër, linjat hekurudhore në vend kanë transportuar një volum më të kufizuar, me vetëm 542 mijë tonë mallra, që përbëjnë 6% të totalit. Në krahasim me vitin 2023, rritje kanë shënuar vetëm transporti ajror dhe detar, ndërsa sektori hekurudhor ka pësuar një rënie të lehtë prej rreth 3%.

Epërsia e transportit detar shpjegohet me disa faktorë kyç, ku ndër më kryesorët janë kostoja e ulët për njësi mallrash dhe kapaciteti i lartë transportues.

Anijet e mëdha mund të mbajnë mijëra kontejnerë në një udhëtim të vetëm, duke e bërë këtë metodë më të favorshme për volumet e mëdha të tregtisë ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, transporti ajror përdoret kryesisht për mallra me vlerë të lartë ose që kërkojnë shpërndarje të shpejtë, duke plotësuar një segment të rëndësishëm të tregut.



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat