Detajet e projektit/ Si do të bëhet gazifikimi i Korçës? - Dokumenti: 13.3 mln euro duhet të investohen nga rezidentët
Albgaz dhe SOCAR i Azerbajxhanit do të nisin pas pak muajsh zbatimin e projektit të gazifikimit të Korçës. Projekti që parashikohet të nisë gjatë vitit 2025, është planifikuar që të dorëzohet në vitin 2027.
Por sa është vlerë e këtij projekti dhe si do të realizohet mbulimi i qytetit?
20.8 mln euro është vlera që nevojitet për gazifikimin e qytetit të Korçës, ndërkohë që pjesa më e madhe prej 13.3 mln euro do të duhet të investohet nga rezidentët.
Detajet përfshihen në planin 10-vjeçar të investimeve të kompanisë shtetërore të gazit, ALBGAZ ku specifikohet se 7 mln euro janë projeksionet e bashkisë për vlerën e investimeve që do të zëvendësojnë burimet primare të ngrohjes, sikurse është lënda drusore, përfshirë instalacionet e boilerave.
Investimet e kërkuara mbulojnë stacionin e uljes së presionit dhe matjes, një tubacion 5 km të gjatë nga pika e daljes së TAP deri në stacionin e portës së qytetit, stacionin e gazit të qytetit, gjashtë tubacione kryesore, me gjatësi totale 27.5 km, si dhe tubacionet dytësore, me një gjatësi totale prej 42.5 km, duke përfshirë lidhjet.
Sipas dokumentit, numri i konsumatorëve përfshin 30 institucone dhe 6074 njësi banimi, teksa specifikohet se për suksesin e projektit është kritike që bashkia të sigurojë buxhet për ndërtimin e instalimeve të brendshme të gazit për institucionet nën drejtimin e saj sikurse janë shkollat, kopshtet, muzetë apo zyra publike. Çmimi mesatar i gazit natyror është projektuar përafërsisht 40 euro/mwh.
Projekti i gazifikimit të Korçës është evidentuar si projekt i rëndësishëm, ndërsa përmes një vendimi të mëparshëm qeveria ndryshoi Masterpalnin e Gazit, duke e listuar te projektet prioritare në periudhën afatshkurtër.
Sondazh

Çfarë propozohet për qeverisjen vendore? - Haxhimali: Kemi kërkuar rritje të buxhetit nga 5-10%
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka prezantuar një projekt - buxhet për pushtetin vendor përvitin 2025 si më poshtë: Për vitin 2025 buxheti vendor, sipas......

Bitcoin thyen rekord - Rritet në 90 mijë dollarë me përkrahjen e administratës Trump!
Bitcoin u mblodh në kufirin e 90,000 dollarëve të martën, duke kaluar një valë euforie që nga zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-së, me pritshmëritë......

Bien çmimet e naftës teksa Trump sinjalizon rritjen e mbështetjes për më shumë shpime
Mbështetja e zëshme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për më shumë shpime në SHBA ka kontribuar në çmimet e paqëndrueshme të naftës, me çmimet e naftës......

Nënshkruhet marrëveshja për gazifikimin e Korçës - Balluku: Projekti do nis gjatë 2025 dhe dorëzohet në 2027
Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takuan në Baku me presidentin e......

Emigrantët në Shqipëri, Elon Musk kritikon gjyqtarët - Reagimi krijon polemika në politikën italiane
Elon Musk ka bërë një deklaratë të fortë kundër gjyqtarëve të Gjykatës së Romës, të cilët pezulluan vendimin për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në......

133 mln euro për çipet fotonike - BE kërkon të forcojë pozitën në tregun e teknologjive të avancuara
Bashkimi Evropian do të investojë 133 milionë euro në prodhimin e gjysmëpërçuesve fotonikë në Holandë, si pjesë e një iniciative më të gjerë për zhvillimin e......

Cilat vende europiane mbështeten më shumë nga eksportet për në SHBA?
Pas fitores së tij, BE-ja tani po shqyrton opsionet e tij për të adresuar një tarifë të mundshme prej 10% për të gjitha mallrat e BE-së të eksportuara në......

Emrat/Kush janë ‘asët nën mëngë” të Trump - Nis përzgjedhja e anëtarëve të kabinetit të presidentit amerikan
Donald Trump ka filluar të formojë administratën e tij të ardhshme, duke emëruar Susie Ëiles si kryetare shtabi, ndërsa Marco Rubio pritet të jetë sekretar i......