‘’Deri nesër 20 mijë metra katrorë hapësirë e çliruar” - Rama: Plan i ri për tavolinat jashtë. 75% hapësirë këmbësorëve, 25% njësitë e shërbimit
Mbi 17 mijë e 334 metra katrorë hapësira të zëna në mënyrë të paligjshme janë liruar në kryeqytet. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, Tiranë njofton se po vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike janë, me qëllim kthimin e trotuareve dhe ambienteve të përbashkëta në shërbim të qytetarëve. Kryministri Edi Rama thotë se sipas planit të punës vetëm në kryeqytet arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara, ndërkohë që puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, qytetet e tjera dhe zonat bregdetare e ato të mbrojtura.
Ndërkohë, Rama shkruan në rrjetet sociale se po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0 për të cilën janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendas. Sipas kryemisnitrit, për vendosjen e tavolinave jashtë, së shpejti do ketë plani të ri, me formulën bazë 75% të hapësirës këmbësorët 25% njësia e shërbimit. Dhe asnjë lloj strukture e ndërtuar sipa tij në trotuare, përveçse në rastet e hapësirave të bollshme, ku ka një projekt të mirëfilltë urbanisti.
Në kryeqytet ky operacion është fokusuar fillimisht në akset kryesore, por pritet të shtrihet në të gjitha lagjet dhe zonat periferike. Në deklaratën zyrtare IMT Tiranë, thekson se “po vijon lirimi i hapësirave publike në akset kryesore, për të vijuar më tej, në çdo cep të qytetit”. Gjithashtu, ky inspektoriat bën të ditur se, janë njoftuar 1428 subjekte për lirimin e hapësirave të zëna; janë realizuar 352 çmontime vullnetare nga subjektet përkatëse; janë hartuar 32 akt-konstatime për kundërvajtje, ndaj atyre që nuk kanë respektuar afatet apo urdhrat ligjorë.
Aksioni është pjesë e nismës së lirimit të hapësirave publike në vend në mbrojtje të komuniteteve, ku në shumë bashki po vijon kthimi i këtyre hapësirave për qytetarët.

Cilat janë bashkëpunimet e Universitetit të Tiranës? - Hoxha: Programe doktorature me Italinë në Fakultetin e Drejtësisë
Universiteti i Tiranës zgjeron ofertën akademike me programe në gjuhën angleze dhe bashkëpunime ndërkombëtare. Aktualisht, në 17 programe studimi, mësimi......

Shqipëria, urë lidhësë e turizmit rajonal - Italia dhe Ballkani, platformë të përbashkët turistike
Forumi i parë ministror ndërmjet Italisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor i zhvilluar në Romë, afirmoi rolin e Shqipërisë si urë lidhëse mes kulturave,......

2.45 mld lekë për ujësjellës - kanalizime, në 4 muaj/ Kryesojnë shpenzimet me financim të brendshëm, financimi i huaj me rritje të ndjeshme
Shpenzimet kapitale në sektorin e ujësjellës - kanalizimeve arritën në 2.45 mld lekë përgjatë 4 - mujorit të parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Raporti......

BE vendos sanksione të reja kundër Rusisë - Paketa e 18-të, goditja më e ashpër në sektorët kyç
Shtetet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për një paketë të 18-të sanksionesh për Rusinë. Kjo paketë, synon sektorët financiarë dhe të energjisë të Rusisë......

Pranvera Kastrati emërohet Drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s - Rama: Moment krenarie!
Pranvera Kastr ati është emëruar Drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s. Në një postim në Facebook,......

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, pyetësor për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vijon të përforcojë bashkëpunimin me komunitetin e biznesit në funksion të transparencës dhe përmirësimit të vazhdueshëm......

Shqipëria 2030, Rama në Berat: Synojmë të heqim paranë fizike, çlirojmë ekonominë nga "ferrat"
Shqipëria synon që deri në fund të kesaj dekade, të heqë nga qarkullimi paranë fizike. Ky ishte njëri nga objektivat që kryeministri Edi Rama e theksoi në......

Siguria në sezonin turistik/ Proda: Patrullime shqiptaro-italiane në zonën bregdetare të Durrësit!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda dhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti zhvilluan sot një vizitë në......