Shqipëria Postuar më 9 Nëntor 2025, 14:54

Deri në orën 14:00, pjesëmarrja në votime 13.62%/ Mati kryeson listën e bashkive më aktive

Nga Scan TV

Deri në orën 14:00, pjesëmarrja në votime 13.62%/ Mati

Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 14:00 kanë marrë pjesë në votime 13.68% e zgjedhësve në 5 bashkitë e vendit. Nga raportimet zyrtare rezulton se Bashkia Mat mban vendin e parë për pjesëmarrjen më të lartë të qytetarëve, e ndjekur nga bashkitë Tepelenë, Cërrik, Berat dhe Vlorë.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote ndryshon nga një bashki në tjetrën: në Vlorë janë rreth 172 mijë votues, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik rreth 39 mijë, në Mat mbi 29 mijë, ndërsa në Tepelenë mbi 12,600 zgjedhës.

Procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë të qetë, pa incidente apo problematika të raportuara deri më tani. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat, theksoi se ecuria e votimeve po vijon normalisht dhe u bëri thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat