Deri 2.5 milionë lekë për mbështetjen e bizneseve - AIDA hap thirrjen për financimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla e të mesme

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit kanë shpallur thirrjen për aplikime për mbështetje financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për vitin 2026, me fonde të financuara nga buxheti i shtetit. Kjo mbështetje financiare është krijuar për të ndihmuar bizneset në rritjen e konkurrueshmërisë, modernizimin e teknologjisë, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, si dhe forcimin e kapaciteteve të tyre drejt eksportit dhe tregjeve të qëndrueshme.
Thirrja është e hapur për të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të Mesme (NMVM) që ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda territorit të Shqipërisë dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara për përfitim.
Skema kryesore e mbështetjes për vitin 2026 parashikon financim deri në 2.5 milionë lekë për çdo projekt, me mbulim 100% të kostove të pranueshme. Fondet do të përdoren për certifikimin e standardeve të prodhimit dhe shërbimeve, përmirësimin e produkteve përmes etiketimit dhe ambalazhimit, trajnimin e stafit për teknologji digjitale dhe inovative, si dhe krijimin e aplikacioneve dhe platformave në funksion të tregtisë elektronike dhe zhvillimit të biznesit.
Projekt-propozimet duhet të realizohen brenda vitit 2026, ndërsa dokumentacioni financiar dhe raporti përfundimtar duhet të dorëzohen brenda muajit nëntor 2026. Ndërsa, afati i fundit për aplikim është 9 qershor 2026, ora 16:30.
Aplikimet dhe dokumentacioni përkatës do të dorëzohen në mënyrë elektronike. Ndërkohë, nga ky fond përjashtohen ndërmarrjet që kanë përfituar financime të tjera nga donatorë apo institucione financiare kombëtare dhe ndërkombëtare për të njëjtat aktivitete ose shpenzime.
Forcohet sërish Dollari amerikan – Dobësohen ndjeshëm Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u forcuar nga dita që lamë pas teksa është blerë me 80.7 lekë dhe është shitur......
Kriza e kostos së jetesës në Britani - Familjet, të shqetësuara për ndikimin e luftës në financat personale
Familjet britanike po përgatiten për një krizë të re të kostos së jetesës, pasi ndikimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ul besimin në ekonomi dhe financat......
Evropa investoi 200 mld euro për makinat elektrike - 109 mld euro u angazhuan në zinxhirin e furnizimit me bateri
Vendet e zonës ekonomike evropiane dhe Zvicra kanë angazhuar pothuajse 200 miliardë euro investime në ekosistemin e tyre të automjeteve elektrike, treguan të......
Ringjallja e eksporteve të energjisë amerikane në Kinë - Pritet një marrëveshje Trump-Xi këtë javë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të mbërrijë në Pekin këtë javë për një samit me Presidentin Xi Jinping më 14 dhe 15 maj, ku zyrtarët amerikanë thonë......
Taksa shtesë mbi fitimet e kompanive të naftës? - Rezultatet e 3-mujorit të parë, nxisin kërkesat nga disa shtete të BE
Kompanitë evropiane të naftës dhe gazit që shënuan fitime të mëdha në tremujorin e parë për shkak të rritjes së çmimeve të shkaktuara nga lufta në Lindjen e......
Kreditë me probleme, Banka e Shqipërisë: Në muajin mars pati një rritje të lehtë
Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë raporti i kredive me probleme në mars arriti në 3.85%, nga 3.8% që kishte qenë një muaj më parë. Por në......
Ibrahimaj në Berlin: Shqipëria rol aktiv në rajon për reformat e tregut të punës dhe kapitalin njerëzor
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Konferencën e Ballkanit Perëndimor “Avancimi i Përbashkët i Politikave të Punësimit......
Karakaçi inspekton punimet në nënstacionin e OST, Elbasan 3: Investimi në rrjetin e transmetimit, i përgjigjet rritjes së kapaciteteve prodhuese të energjisë
Nënstacioni elektrik Elbasani 3 është një tjetër investim strategjik i Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Zhvillimet e fundit në sektor, veçanërisht......


