Shqipëria Postuar më 12 Prill 2025, 09:45

Dërgesat me postë, rritje me 8.7% në 2024-AKEP: Shërbimi universal postar vijon të përdoret më tepër

Nga Ledina Elezi

Dërgesat me postë, rritje me 8.7% në 2024-AKEP: Shërbimi

Mbi 25 milionë objekte të dërguara me postë. Ky është bilanci i kompanive postare gjatë vitit 2024, të cilat kanë shënuar një rritje me 8.7% të dërgesave në krahasim me vitin 2024, ku totali i objekteve të pranuara ishte vetëm 23 milionë. Kjo tregon se shqiptarët kanë dërguar më shumë objekte përmes postës në vitin që lamë pas.

Nëse bëjmë një vlerësim në bazë tremujorësh, vërejmë se në tetor-dhjetor ka pasur një rënie të objekteve të dërguara nga Posta Shqiptare, ndërsa për ofruesit e tjerë të shërbimeve postare kemi një rritje. Kjo performancë e Postës Shqiptare është reflektuar në uljen e numrit total të dërgesave me postë në 2024.

Sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në 3 muajt e fundit të vitit të kaluar janë regjistruar gati 5.9 milionë objekte të pranuara dhe të dërguara nga Posta Shqiptare dhe Ofruesit e Shërbimeve Postare, rreth 11.4% më pak se në periudhën e verës.

Pavarësisht se numri i dërgesave të Postës Shqiptare rezulton me rënie, kjo e fundit vijon të dominojë tregun e shërbimeve postare. Të dhënat tregojnë se Posta Shqiptare zotëron 72% të tregut postar, ndërsa ofruesit e tjerë përbëjnë vetëm 28% të këtij tregu.

Në Shqipëri ofrohen 3 lloje të shërbimeve postare, shërbim universal, ekspres dhe jo universal. Nga të dhënat e raportuara rezulton se volumin më të madh të objekteve postare e zë shërbimi universal postar me 68%, ndjekur nga shërbimi ekspres me 26% dhe shërbimi jo universal me 6%.

Përveç dërgimit të objekteve, Posta Shqiptare ofron edhe një sërë shërbimesh financiare, duke nisur që nga pagesat e pensionit, ndihmës ekonomike, arkëtimi i faturave të shërbimeve utilitare, transferta të parave dhe të tjera.  Me ngritjen edhe të Bankës së Zhvillimit, roli i Postës Shqiptare do të forcohet, pasi parashikohet që kursimet e qytetarëve në depozitat e Bankës së Zhvillimit të kalohen përmes postës, ndërsa dhe interesat e fituara do të tërhiqen nga Posta. Kështu, për qytetarët, zyrat e Postës Shqiptare do të shërbejnë shumë shpejt edhe si filiale të Bankës së Zhvillimit.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat