Depozitat e energjisë, për herë të parë në ligjin shqiptar - Elementi i ri në sistem, operatorët duhet të licencohen nga Enti Rregullator
Për herë të parë, legjislacioni shqiptar do të njohë dhe rregullojë konceptin e “depozitimit të energjisë” si një element i ri në sistemin elektroenergjetik të vendit.
Ndryshimet ligjore, të nxjerra për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e përkufizojnë depozitimin si një mënyrë për të shtyrë përdorimin e energjisë elektrike për një moment të mëvonshëm, përmes metodave fizike ose kimike, duke përfshirë edhe transformimin e energjisë elektrike në një formë tjetër energjie që mund të ruhet.
Ligji i ri i hap rrugë licencimit të subjekteve në depozitimin e energjisë, duke kërkuar që çdo person fizik apo juridik që operon hapësira depozituese të energjisë të pajiset me licencë nga Enti Rregullator i Energjisë. Këta operatorë do kenë të drejtë të operojnë, zhvillojnë dhe posedojnë hapësira depozituese, të shesin energji elektrike dhe të ofrojnë shërbime ndihmëse në treg. Po ashtu, do të kenë të drejtë të lidhin strukturat e tyre me rrjetin e shpërndarjes dhe transmetimit, duke paguar tarifat përkatëse të miratuara nga ERE.
Depozitimi i energjisë konsiderohet si thelbësor për një sistem energjetik modern, të qëndrueshëm dhe efikas. Kjo për disa arsye, duke nisur nga balancimi i prodhimit dhe konsumit, deri te ulja e kostove. Më konkretisht, duke qenë se energjia elektrike prodhohet në kohë reale, por kërkesa dhe prodhimi nuk janë gjithmonë të sinkronizuara, depozitimi mundëson ruajtjen e energjisë kur ka tepricë, përshembull gjatë orëve me shumë diell ose erë dhe përdorimin e saj kur ka mungesë ose kërkesë të lartë. Po ashtu, duke ruajtur energji kur ajo është më e lirë, siç mund të jetë gjatë natës, dhe duke e përdorur kur çmimi është i lartë, konsumatorët dhe operatorët mund të ulin ndjeshëm kostot e energjisë. Gjithashtu, depozitimi i energjisë rrit sigurinë e furnizimit, si dhe ndihmon në reduktimin e emetimeve të Dioksidit ë Karbonit.

Italia, “magnet” për të pasurit - Do të tërheqë rreth 3,600 milionerë në vitin 2025
Italia pritet të tërheqë rreth 3,600 milionerë në vitin 2025, duke u pozicionuar e treta në botë në këtë renditje speciale. Të pasurit zgjedhin Italinë për......

Dogana shqiptare: Konfiskohen mbi 600 koli pije freskuese për shkelje të markës tregtare
Dogana shqiptare njofton se operacioni i ndërmarrë nga dega e doganës së Durrësit ka çuar në konfiskimin e 616 kolive me pije freskuese që mbanin mbishkrimin......

Programi 79 milionë euro për energjinë hyn në fuqi - Nga grantet për 8000 familje te instalimi i 130 stacioneve të karikimt për makinat elektrike
Programi operacional shumëvjeçar për energjinë në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III), me një vlerë prej 79 mln euro, do të......

Rreth 4 në 5 biznese të huaja në vend punësojnë më pak se 5 persona/ Italia “dominoi” tregun shqiptar me sipërmarrje të mëdha
Shqipëria, vitet e fundit, përveçse është e ekspozuar ndaj turizmit, ka përfituar edhe nga rritja e njohjes ndërkombëtare. Kjo njohje është shoqëruar me një......

Situata zjarreve në vend/ AKMC: Katër vatra aktive, dhjetë janë shuar!
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC ka dhënë informacione sot në lidhje me situatën nga zjarret në vend. Sipas të dhënave nga Qendra......

“Bankers Petroleum, ende nën hetim” - Ministri i Financave, Malaj: Kontrata u rishikua në 2009 në disfavor të shtetit
Kompania naftë nxjerrëse “Bankers Petroleum” është ende në hetim. Kështu është shprehur Ministri i Financave, Petrit Malaj, një ditë më parë nga foltorja e......

Temu dhe Shein i “kthejnë shpinën” SHBA-së - Heqja e përjashtimit “de minimis” ul ndjeshëm dërgesat kineze
Pas heqjes së përjashtimit tatimor për paketat me vlerë të ulët, dërgesat ajrore nga Kina drejt SHBA-së ranë ndjeshëm. Platformat si Temu dhe Shein po e......

BE, në kërkim të fuqisë punëtore - Katërfishohet numri i Kartave Blu për punonjësit e huaj
Në vitet e fundit, numri i Kartave Blu të BE-së për punonjës të kualifikuar nga vende joanëtare u rrit ndjeshëm. Megjithatë, ekspertët dyshojnë se ky......