Depozitat e energjisë elektrike - ERE: Operatorët e impianteve duhet të regjistrohen, detyrim për ushtrimin e aktivitetit

Operatorët e impianteve të depozitimit të energjisë duhet të regjistrohen pranë Entit Rregullator të Energjisë, për të ushtruar veprimtarinë e tyre. Ky dikaster bën me dije se detyrimi lind nga ligji i ri “Për sektorin e energjisë elektrike”, sipas të cilit subjektet që kanë impiante në zhvillim ose në operim dhe nuk disponojnë licencë të veçantë për operimin e impiantit të depozitimit të energjisë, duhet t’iu nënshtorhen procedurave të licencimit.
Dorëzimi i dokumentacionit bëhet fizikisht ose online, teksa pas marrjes se njoftimit Enti mund të kërkojë informacion ose dokumentacion shtesë, në funksion të regjistrimit dhe administrimit të Regjistrit të Impianteve të Depozitimit të Energjisë.
Ligji i ri “Për sektorin e energjisë elektrike”, parashikoi zgjerimin e aktiviteteve që lidhen me licencimin dhe mbikëqyrjen nga Enti Rregullator i Energjisë. Sipas tij, në listën e veprimtarive që kërkojnë licencë shtohej pikërisht edhe operimi i hapësirave depozituese të energjisë elektrike.
Sipas relacionit shoqërues në kohën e miratimit të ligjit, ndryshimet reflektojnë zgjerimin e funksioneve të tregut të energjisë dhe synojnë krijimin e një kuadri më fleksibël për aktivitetet e reja, duke garantuar njëkohësisht mbikëqyrje dhe rregullim nga ana e ERE-s.
Depozitimi i energjisë konsiderohet si thelbësor për një sistem energjetik modern, të qëndrueshëm dhe efikas. Kjo për disa arsye, duke nisur nga balancimi i prodhimit dhe konsumit, deri te ulja e kostove.
1 mijë biznese, në fokus të digjitalizimit - Shqipëria ngre qendrën kombëtare të inovacionit digjital
Shqipëria synon të përshpejtojë transformimin digjital të biznesit përmes inteligjencës artificiale dhe teknologjive të avancuara. Në Fletoren Zyrtare janë......
Si do mbyllen kompanitë shtetërore në likuidim? - Krijohet “Operatori i Shoqërive Shtetërore”, do të menaxhojë asetet dhe detyrimet
Qeveria ka përcaktuar rregullat dhe procedurat për mbylljen dhe çregjistrimin përfundimtar të shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim, si dhe......
BE synon të parandalojë zjarret - Nis nga zbatimi strategjia e re me fonde dhe mjete konkrete
Më shumë se 434,976 hektarë janë djegur në të gjithë BE, sipas të dhënave të 30 korrikut nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS). Në......
Fluturime elektrike në Evropë? - Pritet të bëhen realitet në më pak se 4 vite për distanca të shkurtra
Udhëtarët evropianë mund të bëjnë fluturime elektrike në disa nga rrugët më të njohura të kontinentit deri në fillim të viteve 2030, falë përparimeve të......
“49 mln njerëz, pasiguri akute ushqimore” - Programi Botëror i Ushqimit parashikon efektet e El Niño
Një ngjarje e fuqishme meteorologjike si El Niño mund të shtyjë rreth 49 milionë njerëz të tjerë në pasiguri akute ushqimore në disa nga rajonet më të......
Zgjerohet programi “Pas shkolle” - Përfshihen edhe gjimnazistët, 1,000 lekë ora për mësuesit
Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, programi “Pas shkolle” do të zbatohet për nxënësit e arsimit bazë dhe, për herë të parë, edhe për nxënësit e......
Hungarezët kufizojnë përdorimin e energjisë - Ujërat e Danubit në nivele rekord të ulëta shkaktojnë krizë energjetike
Kompanitë dhe familjet hungareze kanë ulur konsumin e energjisë këtë javë në një mënyrë të paprecedentë, pas një apeli të qeverisë për të lehtësuar presionin......
Rrjeti elektrik në Astir e Kombinat, drejt modernizimit - OSSH hap garën për dy linja të reja 20 kV, për të lehtësuar ngarkesën në rrjet
Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e dy fiderave të rinj 20 kilovolt, me qëllim përmirësimin e furnizimit me energji......

