Depozitat e energjisë, bashkëpunim me BERZH - Balluku: Në fokus, avancimi i projekteve dhe përmirësimi i kuadrit rregullator
Avancimi i projekteve të depozitimit të energjisë dhe përmirësimi i kuadrit rregullator në këtë drejtim janë në fokus të një memorandumi bashkëpunimi mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Nënshkrimi është bërë nga ministrja Belinda Balluku dhe drejtoresha e BERZH për Europën Qëndrore dhe Juglindore, Charlote Ruhe. Në një postim në rrjetet sociale, Balluku e cilësoi memorandumin “një tjetër hap drejt objektivit të vitit 2030, që Shqipëria të jetë eksportuese neto e energjisë”.
Edhe ndryshimet e propozuara në ligjin “Për sektorin e energjisë” njohin dhe rregullojnë për herë të parë konceptin e “depozitimit të energjisë”, si një element i ri në sistemin elektroenergjetik të vendit.
Depozitimi është një mënyrë për të shtyrë përdorimin e energjisë elektrike për një moment të mëvonshëm, përmes metodave fizike ose kimike, duke përfshirë edhe transformimin e energjisë elektrike në një formë tjetër energjie që mund të ruhet.
Teksa, ligji i ri i hap rrugë licencimit të subjekteve në depozitimin e energjisë, duke kërkuar që çdo person fizik apo juridik që operon hapësira depozituese të energjisë të pajiset me licencë nga Enti Rregullator i Energjisë.
Depozitimi i energjisë konsiderohet si thelbësor për një sistem energjetik modern, të qëndrueshëm dhe efikas. Kjo për disa arsye, duke nisur nga balancimi i prodhimit dhe konsumit, deri te ulja e kostove.
Më konkretisht, duke qenë se energjia elektrike prodhohet në kohë reale, por kërkesa dhe prodhimi nuk janë gjithmonë të sinkronizuara, depozitimi mundëson ruajtjen e energjisë kur ka tepricë, përshembull gjatë orëve me shumë diell ose erë dhe përdorimin e saj kur ka mungesë ose kërkesë të lartë.
Po ashtu, duke ruajtur energji kur ajo është më e lirë, siç mund të jetë gjatë natës, dhe duke e përdorur kur çmimi është i lartë, konsumatorët dhe operatorët mund të ulin ndjeshëm kostot e energjisë.

Sistemi kufitar i BE, nisin operimet më 12 tetor - Mekanizmi i ri digjital do të zbatohet gradualisht në 29 vende evropiane
Italia është gati të fillojë zbatimin gradual të Sistemit Evropian të Hyrje-Daljes (EES) nga data 12 tetor 2025, sipas afatit të përcaktuar nga Bashkimi......

“Parku i Besimit”, 12 studio në garën finale - Rama: Nuk është simbol i fesë, por faltore adhurimi
Në Petrelë u zhvillua finalja e garës ndërkombëtare për Parkun e Besimit, një projekt unik që synon të ndërtojë një hapësirë publike kushtuar harmonisë......

Francë, Lecornu rikthehet në krye të qeverisë - Presidenti Macron e riemëron kryeministër, mes kritikave të ashpra
Presidenti francez Emmanuel Macron riemëroi Sebastien Lecornu si kryeministër, vetëm pak ditë pasi ky i fundit kishte dhënë dorëheqjen. Ky vendim zemëroi......

Trump kërcënon Kinën me tarifa 100% - Masa vjen pasi Pekini kufizoi eksportet e metaleve të rralla
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të vendosë një tarifë shtesë prej 100% ndaj importeve kineze duke filluar nga 1 nëntori, ose edhe më......

Shqiptarët, 1 milion transaksione me home banking - BSH: Rekord i ri, po kryhen më shumë veprime bankare në mënyrë digjitale
Nga paraja fizike tek ajo digjitale, shqiptarët po zgjedhin të kryejnë më shumë veprime bankare përmes telefonit. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e......

Investimet në Berat, 33 euro për banor - Bashkia rrit të ardhurat, potencial nga turizmi
Bashkia Berat ka regjistruar një trend në rritje të të ardhurave përgjatë vitit që lamë pas. Si një njësi në prag të zgjedhjeve të pjesshme vendore për......

Gjermania nis hetim ndaj Temu - Gjiganti tregtar kinez dyshohet për manipulim çmimesh
Zyra Federale e Kartelit në Gjermani ka nisur një hetim ndaj gjigantit kinez të tregtisë elektronike Temu. Institucioni kërkon të shqyrtojë kushtet që......

Mbi 15 mijë vende pune të kontrolluara në shtator - 704 biznese të inspektuara dhe 543 masa për shkelje
Inspektoratet shtetërore kanë vijuar kontrollet në terren edhe gjatë muajit shtator, me qëllim garantimin e kushteve të sigurta dhe të ligjshme në vendet e......