Denaj prezanton p/buxhetin 2025: 15 miliardë lekë për bujqësinë dhe zhvillimin rural!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj prezantoi ditën e sotme në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin projekt-buxhetin 2025 për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.
“Në 10 vitet e fundit mbështetja e qeverisë dedikuar sektorit bujqësor ka bërë të mundur, të prekshëm dhe real zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit si dhe ruajtjen e dinamikës pozitive progresive të tij”, tha Denaj duke theksuar se sektori bujqësor është pa diskutim një prioritet i qeverisë, investimi në të cilin e ka kthyer një prioritet dhe oportunitet për fermerët dhe bujqit në mbarë vendin.
Gjatë prezantimit të buxhetit ministrja theksoi se këtë vit jemi fokusuar e do vijojmë të fokusohemi në bashkimin e fermerëve, duke synuar nxitjen e investimeve në ekonomi shkalle, ulur kostot dhe rritur produktivitetin.
“Nevoja për mbështetjen e sektorit gjatë vitit të ardhshëm e në vijim është e domosdoshme dhe investimet janë të fokusuara në produkte investimesh që ndihmojnë përmirësim të sigurisë ushqimore, si edhe në sisteme dhe infrastrukturë që kontribuon në terma më afatgjatë edhe për objektivat dhe vizionin tonë “Bujqësia 2030”.
Përsa i përket buxhetit të propozuar për vitin 2025, Denaj nënvizoi se buxheti i propozuar arrin në 15 miliardë lekë, një rritje prej afro 4% në krahasim me buxhetin e vitit 2024. Me anë të këtij buxheti do të mundësohet financimi i politikave si Zhvillimi i qëndrueshëm i bujqësisë, Siguria Ushqimore, Zhvillimi i qëndrueshëm i peshkimit dhe ekonomisë blu dhe Zhvillimi i kapaciteteve administrative dhe institucionale, bashkëpunimi i aktorëve, inovacioni dhe digjitalizimi.
“4.4 miliardë lekë nga buxheti do të shkojnë për mbështetje direkte për fermerët” u shpreh ministrja teksa theksoi se bashkimi i operatorëve do të jetë sërish në fokus të skemës për vitin 2025.
Në fokus të buxhetit për vitin 2025 do të jenë edhe siguria ushqimore me 2.6 miliardë lekë, si dhe infrastruktura ujitje-kullim dhe mbrojtje nga përmbytjet me një fond prej 2.9 miliardë lekësh.
Buxheti i pritshëm 2024, përfshirë Aktin Normativ të fundvitit me shtesat në skemat e fermerëve, parashikohet 12% më i lartë krahasuar me buxhetin faktik 2023. Investimet e brendshme në objekte në 2024 janë rritur me mbi 10%.
“Me Aktin Normativ të fundvitit, buxheti Bujqësisë për skemat e mbështetjes pritet të jetë 52 milion euro dhe në 2025 projektohet minimalisht 55 milion euro” theksoi ajo.
Sondazh

Trump shpall Tom Homan si 'carin e ri’ të emigracionit dhe doganave!
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se Tom Homan, ish-drejtori i tij në detyrë i Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave në SHBA, do të......

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?!
Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje pasi ka fituar pikë nga java që lamë pas teksa është blerë sot me 91 lekë dhe është shitur me 92.2 lekë sipas......

FSHZH, “megaprojekt” për rigjenerimin e fshatrave të Shqipërisë - Rikualifikim urban dhe sistemim rrugësh për 4 rajonet e vendit
Fondi Shqiptar i Zhvillimit po bëhet gati që të nisë një projekt kombëtar investimi për rigjenerimin urban në 4 rajonet e vendit. Fokusi i ndërhyrjeve do të......

Në banka janë rreth 37.2 miliardë lekë hua me probleme/ Raporti i kredive të këqija zbriti në 4.58% në shtator, me rënie për të tretin muaj rradhazi
Të dhënat e "Bankës së Shqipërisë" mbi treguesit e shëndetit financiar për muajin shtator të vitit aktual tregojnë se sektori bankar ka regjistruar më pak......

“Në dhjetor, negociatat për grupkapitullin e 6-të” - Hasani: Rritet me 20% buxheti për punët e jashtme. Digjitalizohet shërbimi konsullor
Viti 2024 ka qenë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi u shënua hapja e negociatave për grup kapitullin e parë të legjislacionit evropian. Ministria......

Fuqi blerëse e “dobët” - Në Tiranë mund të blesh vetëm 44% të mallrave që merr në New York
Një qytetarë në Tiranë është në gjendje të blejë vetëm 44% e mallrave dhe shërbimeve që blenë një individë në Neë York. Krahasimi bëhet me New York pasi......

Kryeqytetasit, me qira?! Përqindja më e lartë e familjeve me statusin pronar vërehet në Berat me 90.7%
“Scan Intel” përmes një analize të kryer më herët me ndihmën e të dhënave nga “Instituti i Statistikave” doli në përfundimin se pjesa më e madhe e banesave......

KESH iu rikthehet blerjeve të energjisë - Pas 3 muajsh “pushim”, zhvillohet procedurë tenderuese. Shpenzohen 11 mln euro
Mungesa e rreshjeve të shiut gjatë mujave të fundit ka detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare t’iu rikthehet blerjeve të energjisë. Ky dikaster ka......