Shqipëria Postuar më 7 Prill 2025, 09:39

Denaj: Përmirësimi i infrastrukturës në ujitje-kullim fuqizon produktet e markës “Made in Albania”!

Nga Edel Strazimiri

Denaj: Përmirësimi i infrastrukturës në ujitje-kullim

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale momente nga punimet që po kryen aty, ku mjete të rënda po punojnë për thellimin e shtratit të ujëmbledhësit.

Ajo informoi se investimet për thellimin dhe zgjerimin e argjinaturës së ujëmbledhësit të Digës Zemblak, siguron të shtoj vaditjen e tokave bujqësore në Maliq.

“Po vijojnë punimet për zgjerimin, thellimin dhe përforcimin e argjinaturës së ujëmbledhësit të Digës Zemblak, në Bashkinë Maliq, i cili siguron vaditjen e një sipërfaqeje prej 3,100 hektarësh në Fushën e Maliqit, përmes një rrjeti kanalesh ujitëse me gjatësi 33 km”, tha Denaj.

Denaj theksoi se, përmes rritjes së kapacitetit ujor të digës që garanton furnizim me ujë për fermerët e zonës, synohet fuqizimi i markës “Made in Albania” në tregjet vendase dhe ndërkombëtare.

Denaj: Përmirësimi i infrastrukturës në ujitje-kullim

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat