Shqipëria Postuar më 26 Prill 2025, 20:09

Denaj: Mirënjohje për veterinerët që janë çdo ditë në terren, garanci për sigurinë ushqimore

Nga Edel Strazimiri

Denaj: Mirënjohje për veterinerët që janë çdo
 Në Ditën Botërore të Veterinarisë, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka shprehur mirënjohjen e veçantë për trupën veterinere me rreth 500 veterinerë që çdo ditë janë në terren për të garantuar shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore.
Sipas ministres Denaj, “ata kapërcejnë me sukses sfidat më të vështira, përfshirë ato të sëmundjeve pandemike dhe ndërkufitare, në mbrojtje të shëndetit të kafshëve në të gjithë vendin”.

Denaj: Mirënjohje për veterinerët që janë çdo
Ministrja Denaj shpreh “falënderim edhe për çdo mjek veterinar të AKVMB-së, për kontributin e mjekëve veterinarë privatë, për 1200 profesionistët e Urdhrit të Veterinerëve, të cilët janë thelbësorë për plotësimin e çdo hallke të zinxhirit të kontrollit në funksion të garantimit të shëndetit publik veterinar”.

Denaj: Mirënjohje për veterinerët që janë çdo


“Respekt për të gjithë ata që kontribuojnë sot me profesionalizëm dhe për ata që ndër vite i kanë dhënë shumë këtij profesioni fisnik. Urime të përzemërta në ditën tuaj”, shkruan ministrja Denaj në një postim në rrjetet sociale.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat