Shqipëria Postuar më 6 Shkurt 2025, 11:31

Denaj: Garanci sovrane për NVM-të në bujqësi

Nga Ledina Elezi

Denaj: Garanci sovrane për NVM-të në bujqësi

Po zhvillohet në Tiranë tryeza e diskutimit me temë “Kreditimi i Sektorit Bujqësor: Identifikimi i rrugëve dhe krijimi i instrumenteve për një progres cilësor në kreditimin e sektorit bujqësor”. Gjatë fjalës së saj, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, u shpreh:

"Zhvillimi bujqësor ka disa probleme siç janë fragmentarizimi dhe formalizimi i bizneseve në këtë sektor, mungesa e kolateralit. Programi i Bankës së Shqipërisë për kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme do të shoqërohet me një garanci sovrane që do të jepet këtë vit. Në bashkëpunim me Ministrinë e Financave do të mbulojmë me të paktën 70% principalin e kredive. Investime që nxisin mekanizim dhe inovacion, investime në agroturizëm, investime në sera."

Ndërsa, ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh: “Bujqësia kontribuon me 18% në ekonomi dhe punëson 40% të popullsisë. Kemi planifikuar më shumë shpenzime buxhetore për bujqësinë këtë vit. Sfidat janë fragmentarizimi i tokës, mungesa e aksesit ndaj instrumentave financiarë, si rrjedhojë mungesa e investimeve. Shtimi i investimeve në pajisje moderne. Një instrument bankar që do të mbulojë 70% të principalit të kredive. 250 milionë euro për kredi të buta. Do të reduktohen kërkesat për kolateral”.

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...