Dëmshpërblimi i aksidenteve, bie me 3.7% - AMF: Kompanitë e sigurimit paguan më pak dëme në tremujorin e parë
Në tre muajt e parë të 2025, kompanitë e sigurimit kanë paguar më pak dëme. Rreth 1.9 miliardë lekë është shuma e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit në janar-mars të këtij viti. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se dëmet e paguara bruto ranë me 3.77%, ndërsa pjesa më e madhe i përkasin sigurimit motorik, konkretisht MTPL së brendshme.
Duke qenë se numri më i madh i kontratave dhe primeve të shkruara bruto është regjistruar për sigurimet në kategorinë e jo-jetës, edhe vlera e dëmeve të paguara është më e lartë në aktivitetin e jo-jetës. Rreth 89.4% e shumës së dëmeve të paguara i takon kategorisë së jo jetës, gati 5.26% janë dëme të paguara nga Fondi i Kompensimit dhe 5.3% janë dëme të paguara për jetën. Nga Fondi i Kompensimit rezulton të jenë paguar më pak dëme se në 2024. Fondi i Kompensimit nga dëmet në sektorin e transportit për vitin 2025 është në masën e 250 milionë lekëve.
Megjithëse vlera e dëmshpërblimeve ka qenë me ulje, numri i dëmeve që janë paguar është me rritje. Numri i dëmeve të paguara në tremujorin e parë të vitit rezulton mbi 18 mijë, 496 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit pararendës, nga të cilat 11,632 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 479 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.
Për sa i takon sigurimit të jetës, produkti i jetës së debitorit ka vlerat më të larta të pagesave të dëmeve, ndërsa në kategorinë e jo-jetës, pas atij motorik vjen sigurimi i mjeteve tokësore, i sëmundjeve dhe më pas sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës.
Nga ana tjetër, dëmet pezull, pra ato që janë të papaguara akoma, që janë në proces vlerësimi ose që janë objekt i çështjeve gjyqësore, kanë pësuar rritje.
Sondazh

Skechers shitet për 9,4 miliardë USD - Vendimi i kompanisë vjen për shkak të tarifave të larta të SHBA-së
Kompania Skechers ka rënë dakord të shitet te 3G Capital për 9.42 miliardë dollarë në blerjen më të madhe të industrisë së atleteve deri më sot, duke dalë......

“Përmbyllëm rindërtimin pas tërmetit” - Rama, në Fushë Krujë: PS vjen tek ju me kokën lart
Kryeministri, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, u ka kërkuar banorëve të Fushë Krujës mbështetjen për zgjedhjet e 11 majit. Ai u shpreh......

“Tarifat e barnave, humbje për amerikanët” - Industria farmaceutike paralajmëron për pasojat e masave të Trump
Amerikanët do të vuajnë më shumë nëse Donald Trump vendos tarifa për importet e produkteve farmaceutike, pasi ilaçet do të bëhen më të shtrenjta dhe të......

Mbi 46 miliardë lekë për skemën e sigurimeve - Vitin e kaluar 15 mijë ish-punonjës të nëntokës përfituan 1 miliard lekë
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka publikuar raportin e monitorimit për 12-mujorin e vitit 2024, ku jepet një pasqyrë e plotë mbi arritjet......

SHBA, efekti “Trump” rrit importet farmaceutike - Prodhuesit e ilaçeve shtojnë furnizimet për të shmangur tarifat e mundshme
Importet farmaceutike në SHBA u rritën në muajin mars, ndërsa prodhuesit e ilaçeve u furnizuan me mallra përpara tarifave të mundshme të SHBA-së për......

India sulmon Pakistanin - Tensionet përshkallëzohen pas vrasjeve në Kashmir muajin e kaluar
India njoftoi se forcat e saj të armatosura kishin kryer sulme kundër Pakistanit dhe atyre që i quan Xhamu dhe Kashmir të pushtuar nga Pakistani, duke synuar......

Sa e rëndë është barra e kredisë për bizneset? - Vrojtimi i BSH: Në segmentin e vogël dhe të mesëm, kostoja e huasë është zbutur
Në gjysmën e dytë të vitit 2024, bizneset e vogla rezultojnë me më pak kredi të marra nga bankat, ndërkohë që huamarrja te bizneset e mesme ka rezultuar disi......

67 mijë fermerë përfituan fonde në bujqësi - Nafta falas për punimin e tokës, u financuan mbi 52 mijë aplikantë
Mbi 67 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar financim nga Skema e Subvencioneve në bujqësi përgjatë vitit 2024. Të dhënat zyrtare nga Ministria e......