Shqipëria Postuar më 11 September 2026, 10:28

Demo, ministër i Brendshëm - Zëvendëson Lamallarin. Çështjet e pushtetit vendor, nën të njëjtën strukturë

Nga Ernilda Luzi

Demo, ministër i Brendshëm - Zëvendëson Lamallarin.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një ndryshim në drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Besfort Lamallari largohet nga drejtimi i ministrisë, ndërsa në vend të tij do të emërohet Ervin Demo, i cili deri më tani ka mbajtur detyrën e ministrit përgjegjës për pushtetin vendor.

Rama e bëri të ditur lëvizjen duke deklaruar se ndryshimi është pjesë e riorganizimit të ekipit qeveritar.

“Sot kam vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë. Lamallari nga drejtimi i ministrisë brendshme kalon në stolin tim bashkë me mua dhe ekipin këtu në Kryeministri, ndërkohë që Ervin Demo, ministri i deritanishëm i pushtetit vendor do mbulojë punët e brendshme ku do të integrojmë dhe çështjet vendore. Diçka që nuk është e re për historikun e ministrisë, por pasi ka marrë një formë goxha më të plotë duke qenë veç, do të bëhet pjesë e strukturës së ministrisë së Brendshme”.

Me ndryshimin e paralajmëruar, Ministria e Brendshme do të ketë nën të njëjtën strukturë drejtuese edhe çështjet e pushtetit vendor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat