Demo: Diaspora mund të bëhet aktor ndryshimi në territor duke investuar

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo u shpreh sot se me investimet e saj, diaspora mund të bëhet aktor ndryshimi në territor.
Gjatë punimeve të Samitit IV të Diasporës në Tiranë, Demo u shpreh se marrëdhënia me diasporën nuk mund të perceptohet thjesht dhe vetëm duke u bazuar te remitancat por mbi të gjitha tashmë diaspora mund të luajë një rol shumë aktiv sidomos në zbulimin e territorit.
Duke u ndalur te roli që luan diaspora në zhvillimin ekonomik, Demo theksoi se Shqipëria sot përcjell mundësi të jashtëzakonshme në çdo cep të saj.
“Aktualisht kemi një bum turistik. Këtë e tregon edhe fakti se kemi aeroportin më të madh në Ballkan, një tregues i vizitorëve që vijnë në vendin tonë. Dita-ditës po faktohet që shumë përfaqësues të diasporës po zgjedhin të investojnë në Shqipëri, madje edhe në fushën e pasurive të paluajtshme”, tha Demo.
Nisma e qeverisë për Paketën e Maleve, sipas tij, në kuadrin e zhvillimit rural në territor premton të adresojë zhvillimin rajonal, duke krijuar mundësi edhe për zona të caktuara që nuk kanë pasur zhvillim deri më sot.
Sipas tij, ka një interesim të jashtëzakonshëm nga shqiptarët që jetojnë jashtë që janë të gatshëm të investojnë atje ku kanë prejardhjen e familjes.
“Zhvillimi rajonal është shumë i rëndësishëm edhe për sa i përket fuqizimit në territor nëpërmjet bashkive. Tashmë Shqipëria ka kushtet e duhura për të ofruar garancitë e duhura për të zhvilluar sipërmarrjen”, u shpreh Demo.
Transporti publik, Shoqata: Nesër në Tiranë reduktohet me 40% numri i autobusëve
Pas thirrjeve të vazhdueshme për subvencione për të përballuar rritjen e çmimeve të karburantit, të cilat nuk morën përgjigje nga institucionet, shoqatat e......
Nafta shkon në 215 lekë/litër - Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në mbledhjen e zhvilluar më 14 prill 2026, duke reflektuar ndryshimet në tregjet......
Qeveria “shkarkon” detyrimet e prapambetura - Përgjysmohet stoku, viti mbyllet me 58 milionë euro borxhe
Detyrimet e prapambetura ndaj bizneseve dhe qytetarëve rezultojnë të jenë ulur ndjeshëm. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, stoku i......
Qiratë në Shqipëri, pritet të rritet kërkesa gjatë 2026-ës/ Zonat më të kërkuara në Tiranë shënojnë presion të lartë për shkak të fitimeve
Një studim i publikuar nga Investropa tregon se që nga fillimi i vitit 2026, tregu i qirave në Shqipëri po përjeton një rritje të fortë të kërkesës, ndërsa......
Ku mund të investojë diaspora? - Ibrahimaj: Inovacioni, energjia dhe turizmi, sektorët kyç të ekonomisë
Energjia, turizmi dhe inovacioni janë vetëm disa nga sektorët kyçë ku diaspora mund të investojë. Në panelin “Diaspora, partnere në biznes dhe inovacion”,......
Gjoba deri 10 milionë euro për pastrimin e parave - Drafti/ Nga bankat, zyrat e këmbimit valutor dhe agjencitë imobiliare. kush preket
Institucionet financiare dhe jo financiare, zyrat e këmbimit valutor, noterët, ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme dhe profesionistët e tjerë ligjorë të......
Rama: “Diaspora është një histori e shumëfishimit të forcave të kombit shqiptar dhe vlerës së shtuar të Shqipërisë”
Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e IV të Diasporës Të nderuara dhe të nderuar, zonja dhe zotërinj, Të dashur vëllezër dhe motra të diasporës......
Sa “peshë” ka diaspora shqiptare? Pa remitancat, niveli i varfërisë do të ishte rreth 30 pikë përqindje më i lartë
Diaspora shqiptare vijon të mbetet një mbështetje kyçe për ekonominë e vendit, jo vetëm përmes lidhjes demografike me Shqipërinë, por sidomos përmes parave......


