Shqipëria Postuar më 10 Shkurt 2025, 11:07

Dekret për qendrat e emigrantëve në Shqipëri - Italia shqyrton mundësinë e një ligji të ri për të zbatuar marrëveshjen

Nga Kristi Ceta

Dekret për qendrat e emigrantëve në Shqipëri - Italia

Qeveria italiane është e vendosur të mos pezullojë marrëveshjen me Tiranën për qendrat e emigrantëve dhe po shqyrton rinisjen me anë të një dekreti të ri.

Ministri për Çështjet Europiane, Tommaso Foti foli për këtë mundësi në një intervistë: “Do të vlerësojmë nëse do të ndërhyjmë përpara vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, i cili mund të arrijë jo më herët se marsi.”

Ndërkohë, kjo lëvizje ka nxitur revoltën e opozitës. “Këmbëngulja është djallëzore, qeveria duhet të ndalojë këtë çmenduri institucionale që po krijon një përplasje të madhe mes pushteteve dhe shpërdorim burimesh”, njoftojnë zëdhënësit e Partisë Demokratike.

Por partia e Giorgia Melonit nuk ka ndërmend të kthehet një hap pas. "Ne po ecim përpara me qendrat në Shqipëri. Marrëveshja, në fund të fundit, është një model që po jep shembull në Evropë me vendet anëtare, që po mbajnë qëndrimin italian, duke filluar nga presidentja e BE-së, Ursula von der Leyen, “thonë burimet zyrtare.

Megjithatë, nisma nuk duket se do të diskutohet së shpejti në një mbledhje të Këshillit të Ministrave. Ideja ka qenë në tryezën e diskutimeve prej disa ditësh: synohet një dispozite specifike për të penguar transferimin e magjistratëve nga “seksionet e emigracionit” në Gjykatat e Apelit, të njëjtët gjyqtarë që deri tani kanë refuzuar gjithmonë kërkesat për vlerësimin e qendrave të strehimit në Shqipëri. Nëse do të ishte kështu, dispozita mund të shndërrohej në fushën e re të betejës mes mazhorancës dhe opozitës.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 10 Shkurt Edel Strazimiri

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!

Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje duke u blerë sot me 95.3 lekë dhe duke u shitur me 96.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Në raport me javën......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat