Shqipëria Postuar më 9 Janar 2026, 18:08

Deklarimet e DIVA-s, Tatimet: Ja si përfitohet kompensimi për fëmijët

Nga SCAN TV

Deklarimet e DIVA-s, Tatimet: Ja si përfitohet kompensimi për

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë detaje për mënyrën se si përfitohet dhe se si aplikohet për të përfituar për fëmijët pas plotësimit të deklaratës së DIVA-s.

Më poshtë janë detajet nga ky postim:

DIVA 2025, Rimbursimi i individëve per fëmijët dhe shpenzimet arsimore


Kush përfiton kompensim ushqimor dhe arsimor?
Cdo individ që ka plotësuar në DIVA 2025:
a.     Rubrikën përkatëse për numrin e fëmijëve në ngarkim.

b.     Rubrikat përkatëse për shpenzimet arsimore. Ky kompensim përfitohet nga prindërit/kujdestarët ligjorë, që kanë të ardhura të tatueshme vjetore deri 1.2 milion lekë.

Si përfitohet kompensimi?

Individi përfiton zbritje nga baza tatimore, konkretisht për:

-         Cdo fëmije në ngarkim, nën 18 vjeç, përfiton tatimin korrespondues për shumën e zbritur prej 48 000 lekësh.

-         Shpenzimet arsimore për fëmijët në ngarkim përfiton një shumë totale Në vlerën prej 100 000 lekësh.

Kush e bën kërkesën dhe sa here mund të bëhet?

Kërkesa kryhet vetëm një herë nga anëtari i familjes, që ka të ardhurat më të larta vjetore.

*Kujdes! Kompensimi përfitohet edhe nëse individi nuk ka detyrim për të deklaruar DIVA 2025.

 

Si aplikohet për t’u rimbursuar?

Nëpërmjet dorëzimit të deklaratës DIVA 2025 në llogarinë personale në e-Filing, kur deklarat rezulton me mbipagesë.

Sipas hapave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijohet si më poshte:

Krijo çështje si kërkesë për rimbursim, në modulin Çështjet e mia, Pyetje e Përgjithshme, në të cilën bashkëlidh:

a.     Dokument me të dhënat e llogarisë bankare personale.

b.     Certifikatën familjare.

c.      Dokumentacionin justifikues që vërteton shpenzimet e kryera për arsimimin e fëmijëve:

Kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës (faturat) për fëmijët, dokumenta (fatura) për pagesat e kurseve të gjuheve të huaja, etj.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat