Deklarata e re për bizneset, kush duhet ta plotësojë? - Deklarohen të ardhurat personale. Rimbursim për fëmijët, afati deri më 31 mars

Për herë të parë, të ardhurat personale nga biznesi deklarohen përmes deklaratës së re TAPB (Deklarata e re për të Ardhurat Personale nga Biznesi) e cila sjell më shumë qartësi dhe strukturë në raportimin e të ardhurave.
Deklarata e re ka hyrë në fuqi këtë vit dhe aplikohet për të ardhurat e vitit 2025 për personat fizik.
Deklarata e re e Tatimit mbi të Ardhurat Personale nga Biznesi, ndan saktë, të ardhurat, shpenzimet, zbritjet tatimore, me qëllim një përllogaritje më të drejtë të tatimit.
Në pjesën e parë të saj deklarohen të ardhurat nga punësimi, biznesi, dhe nëse të ardhurat e vitit 2025 deklarohen si të ardhura nga punësimi, nuk mund të plotësohen rubrikat për të ardhurat nga biznesi.
Dhe nëse deklarohen si të ardhura nga biznesi, ato ndahen në të ardhura nga aktiviteti kryesor, të ardhura nga aktivitete të tjera apo investime, dividentë ose të ardhura të tjera.
Në pjesën dytë përfshihen zbritjet tatimore, si fëmijët në ngarkim, shpenzimet arsimore dhe pensionet private kur plotësohen kushtet ligjore.
Tatimpaguesit me qarkullim deri në 10 milionë lekë mund të zgjedhin regjimin e veçantë të zbritjes së shpenzimeve i cili llogaritet me përqindje të caktuar sipas aktivitetit dhe zbatohet për 3 vite me radhë.
Nga diferenca midis të ardhurave ose shpenzimeve, përcaktohet fitimi, ose humbja tatimore, mbi të cilën aplikohet tatimi.
Nëse të ardhurat janë nga punësimi, tatimi është progresiv, 13 % deri në 2 milionë e 40 mijë lekë dhe 23% mbi këtë shumë.
Nëse të ardhurat janë nga biznesi, normat tatimore në fuqi deri në vitin 2029, janë 0% deri në 14 milionë lekë, 15% për fitimin deri në 14 milionë lekë, 23% për fitimin mbi 14 milionë lekë.
Deklarata e re e tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi, përfshin gjithashtu, tatimin e huaj, tatimin e mbajtur në burim dhe tatimin e shtyrë.
Kjo deklaratë duhet dorëzuar nga bizneset deri më 31 mars 2026.
Kursi i këmbimit/ Forcohet Dollari amerikan dhe Paundi britanik
Dollari amerikan ka shënuar një rritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u forcuar nga një ditë më parë teksa është blerë me 82.2 lekë dhe është shitur me......
“Punë për të gjithë”, 6.500 vende të lira në të gjithë vendin - AKPA: Qindra profesione në kërkim të kandidatëve
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se aktualisht në portalin zyrtar puna.gov.al janë të shpallura rreth 6.500 vende të lira pune në......
“Lufta nuk do të zgjasë me vite” - Deklarata e Netanyahu, ndërsa konflikti zgjerohet edhe në Liban
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se lufta kundër Iranit "nuk do të zgjasë me vite", ndërsa konflikti u zgjerua me Izraelin që sulmoi përsëri......
Rriten kostot globale të transportit të naftës e gazit - Për shkak se Irani mbylli ngushticën e Hormuzit
Tarifat globale të transportit të naftës dhe gazit u rritën ndjeshëm, me kostot e supertankerëve në Lindjen e Mesme që arritën nivele rekord. Konflikti......
Si do të ndikojë konflikti në tregjet evropiane të energjisë? - Politikëbërësit duhet të planifikojnë një bllokim të gjatë në Lindjen e Mesme
Sulmet kundër Iranit nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë rihapur çështjen më të rëndësishme të sigurisë energjetike në ekonominë globale, ndërprerjen e......
Studimi/ Kamza, “hotspot”-i energjetik i Shqipërisë - Densiteti i kërkesës për ngrohje është rreth 4 herë më i lartë se në Tiranë
Kur flitet për energjinë në Shqipëri, vëmendja zakonisht përqendrohet te Tirana si qendra më e madhe urbane e vendit. Megjithatë, sipas raportit të fundit të......
ARRSH: Hapet për të gjitha mjetet kalimi në aksin Librazhd-Përrenjas
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se duke nisur nga mesdita e sotme, ora 12:00, rikthehet qarkullimi për të gjitha mjetet në aksin Librazhd-Përrenjas,......
Shqipëria në Panairin e Turizmit në Berlin, Gonxhja pjesë e Ministerialit të UN Tourism
Edhe këtë vit Shqipëria do të jetë pjesë e Panairit të Turizmit ITB Berlin. Në prag të hapjes së tij, Ministri I Turizmit, Blendi Gonxhja mori pjesë në......


