Dekarbonizimi dhe kursimi i energjisë në ndërtesa - Organizatat, propozim për planin e rinovimit dhe grantet mbështetëse
Teksa, një ligj i ri “Për performancën energjetike të ndërtesave“ është nxjerrë për konsultim publik, organizatat e shoqërisë civile kanë dhënë komente dhe sugjerime për përmirësimin e draftit dhe garantimin e zbatimit të tij.
Përmes një deklarate të përbashkët, organizatat theksojnë se dekarbonizimi i sektorit të ndërtimit është një çështje me rëndësi strategjike për tranzicionin e gjelbër në Shqipëri, ndaj dhe nevoja për një kuadër ligjor të qartë dhe të zbatueshëm mbi performancën energjetike të ndërtesave është thelbësore.
Kështu, teksa draftligji kërkon hartimin e një Plani kombëtar për rinovimin e ndërtesave, sipas organizatave nevojitet të qartësohet struktura institucionale që harton, zbaton dhe siguron monitorimin e tij, duke sugjeruar që Agjencia e Eficiencës së Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit mund të jenë 2 institucione kyçe në këtë drejtim.
Gjithsesi, sipas tyre në kushtet e një mungese të theksuar informacioni mbi stokun aktual të ndërtesave dhe performancës energjetike respektive, nuk është realiste që Dokumenti Kombëtar të përcaktojë këto standarde. Për këtë arsye rekomandohet të zbatohen Plane Vendore të Rinovimit të Ndërtesave në nivel bashkie, ku informacioni dhe vendimmarrja për zhvillimin rezidencial e jorezidencial është më efektiv.
Projektiligji parashikon edhe dhënien e granteve, kredive të buta e stimuj të tjerë financiarë për rinovimin e banesave, me qëllim kursimin e energjisë dhe reduktimin e emetimeve. Ndërkohë që, sipas organizatave ka nevojë për një pasqyrë më efektive të mekanizmave mbështetës financiarë që propozohen.
“Gjithashtu tërheqim vëmendjen për vlerësimin e kujdesshëm të masave të nevojshme financiare për të zbatuar detyrimet që lindin për rinovimin e stokut të banesave rezidenciale, por edhe ndërtesave publike për Njësitë e Qeverisjes Vendore’, - shtohet më tej.
Në këtë kuadër, përtej detyrimeve të përcaktuara dhe penaliteteve përkatëse, është e nevojshme që të rishikohen lehtësi dhe incentiva për investimet e nevojshme për arritjen e “ndërtesave pa emetime”, duke qenë se edhe ndërtesat në pronësi të autoriteteve publike do të kenë detyrimin e të qenit pa emetime.
Një tjetër kërkesë është kushtëzimi për certifikimin e performancës energjitike të ndërtesave që jepen me qera apo shiten, do të duhet të paraprihet nga rritja e numrit të licencave aktuale të audituesve të energjisë.
Ligji i ri “Për performancën energjetike të ndërtesave” synon dekarbonizimin e stokut të ndërtesave deri në vitin 2050.
Sondazh

Të rinjtë, kundër “rrymës” në tregun e punës - BB: Vetëm 15% e të diplomuarve mbarojnë degët që kërkon biznesi
Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme në zgjerimin e aksesit në arsimin e lartë, por ndërsa numri i studentëve që diplomohen nga institucionet e arsimit......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në rënie pasi është blerë sot me 92.3 lekë dhe është shitur me 93.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Korporata e Investimeve, iniciativa për rritje ekonomike - Kokona: Do vazhdojë të avancojë misionin e zhvillimit të qendrueshëm
Korporata e Investimeve Shqiptare, organizoi forumin e parë të biznesit duke konceptuar nxitjen e diskutimeve strategjike dhe për të përforcuar partneritetet......

Hyrja e plotë në Schengen pasuron Bullgarinë - Përfitimet financiare do të arrinin rreth 830 milionë euro
Bullgaria do të përfitonte rreth 830 milionë euro në vit si rezultat i pranimit të plotë në zonën pa kufij Schengen, sipas Institutit vendas të Kërkimeve......

Cilat janë programet e reja për bujqësinë? Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në DATAROOM: Vitin tjetër shpallim Garanci Sovrane
Bujqësia shqiptare pritet që t’i nënshtrohet ndryshimeve të forta vitet e ardhshme pasi parashikohet që të prezantohen një seri programesh të reja......

Forumi i Biznesit i AIC, Kumbaro: Ja dolëm ta kthejmë turizmin në industri
“Tashmë mund të flasim për industri turistike shqiptare. Në një kohë që jo më shumë se 15 vite më parë nuk bëhej fjalë as për turizëm.” Deklarat i përket......

Rritje e të ardhurave për kompanitë zvicerane – Arsyeja, kërkesa e fortë nga SHBA për produktin kryesor të vendit!
Watches of Switzerland Group ka zbuluar rezultatet e gjysmës së parë të vitit financiar 2025 (H1 VF25), për 26 javët e përfunduara më 27 tetor 2024. Të......

Analiza/ Krizat politike në Francë dhe Gjermani: Telashe të mëdha për ekonominë e sëmurë të Europës!
Një vakum politik në Francë dhe Gjermani, dy lojtarët më të mëdhenj dhe më me ndikim të BE-së, sjell telashe për një ekonomi tashmë të sëmurë europiane.......