Shqipëria Postuar më 4 Mars 2026, 19:46

Dëgjesë në Komisioni i Ekonomisë, eksportuesit kërkojnë mbrojtje nga pasojat e kursit të këmbimit

Nga SCAN TV

Dëgjesë në Komisioni i Ekonomisë, eksportuesit  

Me kërkesë të shoqatës Proeksport Albania dhe me mbështetjen e disa deputetëve të djathtë dhe të majtë në Komisionin e Ekonomisë është zhvilluar një dëgjesë drejtuar nga kryetarja e Komisionit zonja Milva Ekonomi. Sipas një njoftimi nga Proeksport Albania ka qenë ndër herët e pakta kur mazhorancë dhe opozitë janë bashkuar për të ndihmuar sektorin. Pas diskutimeve të shumta është vendosur që të përpilohet një letër drejtuar këtij Komisioni me kërkesat emergjente dhe ato afatgjata.

Sipas sipërmarrësve eksportues kërkesat kryesore janë këto:

1. Masat emergjente ( shpëtimin e sektorit)

- Mekanizëm kompensues nga kursi i këmbimit për eksportuesit.

- Rishikimi i TAP në raport me pagën minimale për të shmangur efektin e “kërcimit fiskal”.

- Kompensimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore për një periudhë tranzitore.

 

2-   Masa afatmesme dhe afatgjata (transformimi i sektorit):

- AIDA – rritje e mbështetjes për teknologji dhe inovacion.

- Politika për inputet dhe uljen e kostove operative.

- Rritje e amortizimit për makineri dhe pajisje për të nxitur investimet.

- Garanci shtetërore për financimin dhe likuiditetin e sektorit.

- Masa për menaxhimin e kostos sociale dhe ruajtjen e punësimit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat