Dëborë në veri dhe juglindje të vendit - ARRSH: Drejtuesit e automjeteve të pajisen me goma dimërore

Gjatë orëve të natës, territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar, ndërsa në zonat veriore dhe juglindore kanë nisur reshjet e dëborës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, të gjitha akset rrugore kombëtare janë të hapura dhe qarkullimi i mjeteve vijon normalisht.
Sipas ARRSH-së, reshje dëbore janë regjistruar në disa akse rrugore në rajonin verior të vendit, konkretisht në akset Bajram Curri- Valbonë, Ura e Bujanit- Qafë Morinë, Bujan- Qafë Morinë (doganë), Sopot- Kërrnaj, Qafë Mejdan- Tropojë- Buçaj, Fierzë- Bajram Curri, Bulqizë- Peshkopi, Kukës- Shishtavec, Kukës- Bushtricë, Kukës- Krumë, si edhe në Bogë- Theth dhe Dedaj- Razëm.
Në rajonin qendror, reshje dëbore janë konstatuar në aksin Trau i Dajtit–Qafë Priskë–Qafë Mollë, ndërsa në rajonin jugor, dëbora ka përfshirë akset Qafë Thanë–Kapshticë, Qukës–Qafë Plloçë, Maliq–Kufi i Gramshit, Korçë–Voskopojë, Boboshticë–Dardhë, Ersekë–Leskovik–Tre Urat, si edhe zonën e Muzinës.
Kontraktorët e mirëmbajtjes rrugore ndodhen në terren pa ndërprerje, me mjete borëpastruese, duke kryer pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës me qëllim parandalimin e ngricave dhe garantimin e sigurisë në qarkullim.
Ndërkohë, Policia e Shtetit njofton për të gjithë përdoruesit e rrugës, se për shkak të reshjeve të dëborës, qarkullimi është vështirësuar në disa segmente rrugore, kryesisht në zonat malore të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë dhe Sarandë.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe patrullat e përgjithshme janë të angazhuara në terren, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndihmën ndaj drejtuesve të mjeteve në rast nevoje.
Policia bën të ditur gjithashtu se në aksin Qafë Thanë, për një periudhë prej dy deri në tre orësh, nuk do të lejohet qarkullimi i kamionëve, deri në përfundimin e pastrimit të rrugës nga mjetet borëpastruese.
Ndërkohë, drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.
Rreth 9 mijë kompani ndërtimi në “shënjestër” të tatimeve - 7 detyrimet ligjore që i penalizojnë. Nga pagat, tek faturat dhe kontratat e ambienteve
Plani sektorial i ndërtimit i cili ka nisur të vendoset në zbatim nga administrata tatimore, synon uljen e informalitetit dhe rritjen e transparencës në sektor......
“Ekonomia evropiane ka nevojë për rishikim të thellë” - Kreu i BQE, Lagarde: Duhet të përballemi me rendin e ri botëror
Ekonomia evropiane ka nevojë për një "rishikim të thellë" për t'u përballur me "një rend të ri ndërkombëtar", deklaroi presidentja e Bankës Qendrore......
20% e prodhimit të BE nga çeliku dhe alumini - Propozimi i Komisionit Evropian deri në vitin 2030
Një propozim i Komisionit Evropian që synon riindustrializimin dhe dekarbonizimin e industrisë së rëndë të bllokut për të luftuar konkurrencën e ashpër nga......
Forcohet sërish Franga zvicerane – Dollari amerikan, rikuperon edhe ai pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës duke rikuperuar pikë nga një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82 lekë dhe është shitur me......
Polonia ka më shumë ar se Banka Qendrore Evropiane - Objektivi, 700 ton me vlerë totale të rezervave rreth 94 miliardë euro
Presidenti i Bankës Kombëtare të Polonisë (NBP), Adam Glapiński, ka theksuar prej vitesh se ari luan një rol të veçantë në strukturën e rezervave. Është një......
Britani, papunësia më e lartë në 4 vitet e fundit - ONS: Numri i punonjësve në listat e pagave ra me 43,000
Numri i të punësuarve në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë, veçanërisht në dyqane, restorante, bare dhe hotele, duke reflektuar rënie punësimi, ndërsa pagat në......
SHBA “arkëton” paratë e naftës së Venezuelës - Senatorja e SHBA: Trump po e bën këtë pa një bazë ligjore
Qindra miliona dollarë që SHBA po grumbullon nga shitja e naftës së Venezuelës janë dërguar në Katar. Veprimi shihet si një rrugë indirekte që mund të......
Maliq, Ministri Salla: Çdo fermer me NIPT do të dëmshpërblehet për dëmet e reshjeve
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një takim me fermerët e Bashkisë Maliq, në përgjigje të kërkesës së tyre për bashkëbisedim......


