DASH: Shqipëria po përparon në luftën kundër pastrimit të parave - Raporti përmend sektorët më të rrezikuar nga pastrimi i parave
‘Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimit të biznesit’.
Kështu thuhet në raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili fillimisht vlerëson punën e bërë për përmirësimin ligjor.
‘Shqipëria vazhdon të përparojë në përmirësimin e regjimit të saj kundër pastrimit të parave/luftës kundër financimit të terrorizmit.
Shqipëria heton dhe ndjek penalisht korrupsionin e nivelit të lartë’, thuhet në raport. Ndërkohë në renditjen e dobësive raporti specifikon se ‘Korrupsioni, krimi i organizuar, boshllëqet në kuadrin e tij ligjor dhe rregullator dhe pengesat në komunikimin ndërinstitucional e bëjnë Shqipërinë të pambrojtur ndaj pastrimit të parave.
Organizatat kriminale shqiptare bashkëpunojnë me homologët e tyre në Evropë dhe Amerikën e Jugut, dhe trafikimi i narkotikëve dhe krimi i organizuar janë burimet kryesore të fondeve të pastruara’.
Sipas raportit ‘Pjesa më e madhe e pastrimit të parave në Shqipëri është e lidhur me trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore, mashtrimin e kontratave qeveritare, evazionin fiskal dhe kontrabandën.
Ekonomia shqiptare e bazuar kryesisht në para, kontrollet e dobëta kufitare dhe zbatimi i dobët doganor lehtësojnë një treg të zi për mallrat kontrabandë. Remitancat dhe investimet nga jashtë ndonjëherë errësojnë burimet e fondeve’.
Sondazh

Politikat sociale, ja ‘oferta socialiste’ për pagat e pensionet - Dyfishimi pensionit minimal në 200 euro, paga mesatare 1000 euro
Oferta ekonomike e socialistëve bazohet në një rritje të konsiderueshme të pagave dhe pensioneve. Në platformën e tyre programore ‘Shqipëria 2030’......

Në 2024 punësimi informal rritet me 27% - Raporti/ U vendosën 3,433 masa administrative
Pavarësisht se qeveria shqiptare ka bërë fushata kundër informalitetit dhe deklarimeve të pagave të punonjësve, përsëri puna informale mbetet prezente në......

Çmimet e bakrit, në nivele rekord - Rreziku i tarifave të SHBA-së ka “tronditur” tregun global
Çmimet e bakrit kanë arritur nivele rekord për shkak të frikës nga tarifat e mundshme të Shteteve të Bashkuara. Kjo ka krijuar pasiguri në tregjet globale,......

Dyfishohet sipërfaqja e plazheve në funksion të privatit - Mbi 554 mijë m2, rritja më e lartë në bashkinë Lezhë
Ndarja e sipërfaqes së plazhit të lejuar si plazh privat/publik, për periudhën 2023-2024 bëhet proporcionalisht, sipas raportit 70% në funksion të subjekteve......

“Flasim”, Rama fton emigrantët të kthehen në atdhe - “Ka një gjë këtu që s’e gjen në asnjë vend tjetër”
‘Kthehuni në atdhe të kuptoni atë që e kam kuptuar edhe unë kur u ktheva’. Me këtë ndjesi personale në rubrikën javore ‘Flasim’ në rrjetet sociale,......

Politikat sociale, ja ‘oferta socialiste’ për pagat e pensionet-Dyfishimi pensionit minimal në 200 euro, paga mesatare 1000 euro
Oferta ekonomike e socialistëve bazohet në një rritje të konsiderueshme të pagave dhe pensioneve. Në platformën e tyre programore ‘Shqipëria 2030’......

Gjermania miraton ndihmën 3 miliard euro për Ukrainën-Vendimi u konfirmua nga ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock
Komiteti për buxhet i Gjermanisë ka hapur rrugën për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 3 miliardë euro. Të dy dhomat e......

Raporti i DASH: Shqipëria po përparon në luftën kundër pastrimit të parave, ja rreziqet
‘Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimit të biznesit’. Kështu......