Shqipëria Postuar më 26 Mars 2025, 13:16

Cili sektor përthith më shumë investime të huaja? - BSH: Aktivitetet financiare dhe të sigurimit, me rritjen më të madhe në 2024

Nga Ledina Elezi

Cili sektor përthith më shumë investime të huaja? - BSH:

Gjatë vitit 2024 kanë dominuar investimet e huaja në pasuri të paluajtshme, në aktivitete financiare dhe të sigurimit, si dhe në sektorin e energjisë elektrike, gazit dhe furnizimit me ujë.

Të dhënat zyrtare flasin për një rritje të fluksit të investimeve të huaja në të gjithë sektorët. Pavarësisht se pasuritë e paluajtshme kanë fluksin më të madh të investimeve të huaja në vlerë, ato në aktivitetet financiare dhe të sigurimit kanë rritjen më të madhe krahasuar me vitin 2023.

Konkretisht, investimet e huaja në aktivitetet financiare dhe të sigurimit rezultojnë të jenë shtuar me 20.5% në bazë vjetore, ato në pasuri të paluajtshme me 17.3%, ndërsa investimet e jashtme në energji elektrike, gaz dhe furnizim me ujë kanë një rritje të vogël prej 5%.

Aktivitetet financiare dhe të sigurimit i referohen investimeve në sektorin bankar, në tregjet e kapitalit, në kompani të sigurimit, instrumente të borxhit, obligacione dhe letra me vlerë, apo blerje aksionesh, financim start up-esh dhe të tjera.

Ndër të tjera, aktivitetet financiare dhe të sigurimit janë gjithashtu sektori me pagat më të lartë. Shifrat nga INSTAT tregojnë se gjatë tremujorit të katërt 2024, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë aktivitetet financiare dhe të sigurimit dhe më pas informacioni dhe komunikacioni.

Nga ana tjetër, sektorët që përthithin më pak investime të huaja janë akomodimi dhe shërbimi ushqimor, transporti dhe magazinimi, shëndeti dhe aktivitete të punës sociale, si dhe arte, argëtim dhe çlodhje. Ndërkohë sektorët me zero investime të huaja vijojnë të mbeten bujqësia, pyjet, peshkimi, arsimimi dhe aktivitete të tjera shërbimi.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat