Cili qark mban rekord për numrin e pensionistëve? - Mbi 641 mijë të moshuar, harta e pensioneve urbane dhe rurale në Shqipëri

Skema e pensioneve po përballet me një presion në rritje për shkak se numri i pensionistëve në Shqipëri po shtohet gradualisht dhe kjo për shkak të plakjes së popullsisë, fenomenit të emigrimit dhe rënies së lindshmërisë.
Por si rezulton harta e pensioneve urbane dhe rurale në Shqipëri dhe kush është qarku më i plakur?
Referuar të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitin 2025, numri i pensioneve urbane të pleqërisë arrin 562,924 me rritje prej 37.503 pensionistë në raport me 2024-ën.
Qarku me numrin më të lartë të pensionistëve është Tirana me 148,087pensionistë, kjo edhe për shkak se ka numrin më të lartë të popullsisë në shkallë vendi, duke regjistruar dukshëm një kapërcim me qarqet e tjera. Më pas renditet Qarku Fier me 66,911 pensionistë, Vlora regjistron 55,849, ndjekur nga qarku Korçë me 52,142 pensionistë, Qarku Durrës me 52,148 dhe Elbasan me 45,439 pensionistë.
Qarku me numrin më të ulët të pensionistëve urbanë është Kukësi me vetëm 9,086 individë të moshuar që gëzojnë përfitime financiare.
Sa i takon pensioneve të pleqerisë në fshat, në total numri në fund të vitit 2025 ka arritur në 78,161 nga 82,146, duke pësuar rënie me 3985 pensionistë në një vit.
Qarku me numrin më të lartë është sërish Tirana me 12,658 pensionistë të cilët përfitojnë mbështetje financiare, ndjekur nga Qarku Fier me 10,731 pensionistë dhe më pas renditet qarku i Elbasanit me 9,273 pensionistë.
Edhe sa i takon pensioneve rurale, qarqet më me pak përfitues janë Gjirokastra me 3,362 dhe Kukësi me 2,503 pensionistë.
Ndërkohë, pensioni mesatar mujor në qytet ka arritur në 20,123 lekë në muaj dhe në fshat 12,313 lekë në muaj.
Stripe dhe Advent, ofertë 53 mld USD për PayPal - Kompania është përballur me konkurrencë të fortë në vitet e fundit
Kompania e pagesave, Stripe dhe shoqëria e investimeve private, Advent International kanë bërë një ofertë të përbashkët për të blerë PayPal për 60.50 dollarë......
Përfundon rruga Shijan-Delvinë, mbështetje ekonomisë lokale - Përmirësim i lidhjes mes komuniteteve dhe nxitje turizmit
Përfundimi i punimeve në segmentin rrugor Shijan-Delvinë, me gjatësi prej 7 km, pritet të sjellë zhvillim ekonomik të zonës dhe nxitje turizmit. ARRSH ka......
Euro digjitale, çfarë është dhe si do funksionojë - Versioni elektronik i parasë fizike ul varësinë nga firmat amerikane të pagesave
Bisedimet midis Parlamentit Evropian, qeverive dhe Komisionit Evropian mbi rregullat për një euro digjitale fillojnë të hënën, tre vjet pas hartimit të......
Ora verore do të jetë e përhershme në SHBA - Dhoma e Përfaqësuesve e voton me shumicë dërrmuese, projektligji kalon në Senat
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara votoi me shumicë dërrmuese, pro një projektligji që e bën të përhershme orën verore dhe i jep fund praktikës së......
Popullsia e BE-së regjistron rekord - Parashikohet të arrijë 453.3 milionë banorë në 2029, përpara se të nisë tkurrjen
Me 450.6 milionë banorë, popullsia e Bashkimit Evropian po i afrohet kulmit të saj të vlerësuar përpara se të bjerë përsëri, sipas parashikimeve, siç......
36 firma pagesash për euron digjitale - Projekti pilot nis në gjysmën e dytë të vitit 2027 dhe do të zgjasë 12 muaj
Banka Qendrore Evropiane ka zgjedhur 36 ofrues të shërbimeve të pagesave, përfshirë disa nga firmat më të mëdha financiare të eurozonës, për t'u bashkuar me......
Transformim i kampuseve rajonale të arsimit profesional - Investimi i ri i FSHZH do të modernizojë infrastrukturën
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për transformimin e infrastrukturës akomoduese në kampuset rajonale të arsimit profesional, që......
Reagimi për protestat, Rama nga Brukseli: Shfuqizojmë ligjin e investimeve strategjike, përafrojmë me BE ligjin për zonat e mbrojtura
Ligji i investimeve strategjike do të shfuqizohet, tha kryeministri Rama në Konferencën Ndërqeveritare. Në bashkëpunim me Komision Europian, po hartohet ligji......

