Shqipëria Postuar më 24 Dhjetor 2024, 11:35

Cili është angazhimi qytetar në Planin e Rritjes Ekonomike? - Ambasadori Vos: Gjithëpërfshirja duhet të udhëheqë çdo hap të procesit

Nga Diamila Leka

Cili është angazhimi qytetar në Planin e Rritjes Ekonomike? -

Plani i Rritjes Ekonomike, si programi më i madh financiar i Bashkimit Europian, ka nisur zbatimin në Shqipëri. Në partneritet me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, lançoi një iniciativë të re e cila thekson bashkëpunimin e ngushtë me ekzekutivin gjatë zbatimit të Agjendës së Reformave Shqiptare, duke promovuar pronësinë dhe qëndrueshmërinë përmes angazhimit aktiv qytetar dhe monitorimit.

Reinout Vos – Ambasador i Holandës në Shqipëri

“Plani i Rritjes është më shumë se një instrument financiar, ai përfaqëson një mundësi transformuese, ku gjithëpërfshirja duhet të udhëheqë çdo hap të procesit.”

Krisela Hackaj – Drejtoreshë ekzekutive CDI

“Plani i Rritjes nuk është vetëm për financime, por mënyra si shpërndahen fondet është ajo që bën diferencën. Për ne, ky instrument duhet ta çojë vendin drejt përgatitjes më të mirë për përmbushjen e detyrimeve të Anëtarësimit në Kuadrin Financiar Shumëvjeçar të ardhshëm.”

Sipas kryetarit të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Eduart Shalsi, strutkurat parlamentare do të ristrukturohen dhe forcohen për të arritur objektivat.

“Për të rritur mbikëqyrjen parlamentare të reformave dhe për të adresuar angazhimet në rritje të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE deri në vitin 2030, strukturat parlamentare do të ristrukturohen dhe forcohen.”

Në tetor 2024, Komisioni Europian miratoi Agjendën e Reformave të Shqipërisë (ARSH) në kuadër të Mekanizmit të Reformave dhe Rritjes (MRR), e cila përfshin 31 reforma dhe disa investime, të mbështetura nga një financim prej 922 milionë euro. Me 143 objektiva që lidhen me shpërndarjen e fondeve.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat