Shqipëria Postuar më 2 Qershor 2025, 13:18

Cili duhet të jetë vizioni i ri industrial në Shqipëri? - “Kapitali njerëzor dhe tregu rajonal, çelësat për ekonomi prodhuese”

Nga Diamila Leka

Cili duhet të jetë vizioni i ri industrial në Shqipëri? -

Zhvillimi i një modeli industrial shqiptar për ekonomistët do të vlerësohej si një nga potencialet që Shqipëria duhet t’i shfrytëzojë.

Sipas ekspertit të ekonomisë Eduart Gjokutaj, investimi në kapital njerëzor, dhe lidhja me tregun e Kosovës janë ndër shtyllat kryesore për një model të ri ekonomik.

“Nisur nga faktorët në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare e cila nuk ka opsion tjetër përveçse të zhvillojë industrinë e saj, por një industri që bazohet në ato kërkesa, natyrisht përvcse rregullimit të ambientit të brendshëm në lidhje me ato çka kanë të bëjnë me konkurrueshmërinë , me produktivitetin, dhe me investimin te kapitali njerëzor, natyrisht do synoj pastaj më tej edhe të bëj një zgjatim, apo qasje të tregut me Kosovën që vjen natyrshëm, bazuar dhe në ato që janë bërë deri më sot, dhe nisur dhe nga ambiciet e sajtë cilat në vetë vete, kanë ngjashmëri me me ato çfarë kërkon Shqipëria dhe natyrisht në momentin që bëhen një kombinim hegjemonist në Ballkanin Perëndimor, i shërben edhe ambicieve më të mëdhaja në zinxhirët e vlerës së tregut botëror, edhe për t’u përshtatur me atë çfarë vetë arkitektura ekonomike botërore po ndryshon.”

Por, si mund të zhvillojmë një ekonomi prodhuese konkurruese në Shqipëri?

“Natyrisht, konkurrueshmëria nuk është thjesht një term, por është i përbërë nga ato elemente të cilët ndikojnë më së shumti nga efekti i investimeve te kapitali njerëzor, që ka të bëjë me mënyrën sesi do i ofrohet jo thjeshtë si aftësi profesionale për të marrë një diplomë, por për t’u afruar kërkesave të tregut dhe nga ana tjetër për të investuar në ato sektorë të cilët, mundet të përshtaten më shpejtnë prodhimin e brendshëm për të garantuar sigurinë në disa elementëve strategjikë.”

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat