Shqipëria Postuar më 27 Dhjetor 2025, 10:18

Cilët sektorë preken më shumë nga rritja e pagës minimale? Hasalla: Fitim për punonjësit apo barrë për sektorët prodhues

Nga Diamila Leka

Cilët sektorë preken më shumë nga rritja e pagës

Rritja e pagës minimale pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm te të ardhurat e punonjësve, por edhe te kostot e bizneseve, veçanërisht në disa sektorë kyç të ekonomisë. Ekspertja e punësimit Gertjana Hasalla, paralajmëron se jo të gjitha fushat do ta përballojnë njësoj këtë rritje.

Janë të paktën dy sektorë të cilët realisht do preken më fuqishëm nga rritja e pagës minimale, që janë prekur deri më tani nga rritja e pagës minimale, por kjo rritje e re do ndikojë. Flaism për sektorine fasonerive dhe sketorin e bujqësisë. Për fasoneritë veçanërisht sepse do i rritet kosto e prodhimit për secilën copë që ato do bëjnë. Dhe mund të ndodhi që duke rritur koston e prodhimit, ato mund të ndërpresin patjetë edhe kontratat që kanë me agjentët e tyre të huaj ose kompanitë e huaja të cilat i kërkojnë shërbimet. Sepse mund të gjejnë diku tjetër krahë pune më të lirë, dhe do bëhet më e vështirë që të qëndrojnë në Shqipëri,”theksoi Hasalla

Përveç industrisë së fasonerisë, një tjetër sektor që pritet të ndiejë fort pasojat e rritjes së pagës minimale është bujqësia, ku struktura e punësimit dhe informaliteti mbeten problematika të hershme.

"Ndërkohë sektori i bujqësisë ka dy problematika kryesore. E para sepse nëse rritet paga minimale, rritet edhe e punonjësve që bëjnë punën sezonale që vinë këtu për të bërë punët sezonale që bëjnë në bujqësi. Pra do bëhët më e lartë kostoja e një punëtori seoznal. Dhe e dyta ndodh shumë shpesh në bujqësi që mund të sigurohet vetëm një person në familje, ndërkohë që dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, nuk sigurohen. Dhe do ndodhi që me rritjen e kësaj pagës minimale, do duhet që ndoshta dhe ky personi që tashmë sigurohet, do heqi dorë fare nga sigurimet, dhe do punonjë në mënyrë informale,” u shpreh ekspertja.

Hasalla thekson se pa politika mbështetëse për bizneset dhe forcim të kontrolleve, rritja e pagës minimale rrezikon të shtojë kostot, të ulë konkurrueshmërinë dhe në disa raste edhe informalitetin në tregun e punës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat