Shqipëria Postuar më 16 Dhjetor 2025, 13:35

Cilët sektorë po prodhojnë dhe shesin më shumë? - INSTAT: Ndërtimi dhe shërbimet publike më aktivët, industria në vështirësi

Nga Ledina Elezi

Cilët sektorë po prodhojnë dhe shesin më shumë? -

Ndërsa disa sektorë të prodhimit po zgjerojnë aktivitetin dhe po punësojnë më shumë, të tjerë po prodhojnë më pak dhe po ngadalësohen.

Sipas të dhënave nga INSTAT, industria, që përfshin atë nxjerrëse dhe përpunuese, ka hyrë në një fazë rënieje. Shitjet dhe prodhimi kanë rënë ndjeshëm, ndërsa edhe numri i të punësuarve është ulur. Me fjalë të thjeshta, fabrikat kanë prodhuar dhe shitur më pak, dhe kjo ka sjellë më pak vende pune. Megjithatë, ata që janë ende në punë kanë marrë paga më të larta, pasi fondi i pagave është rritur.

Edhe në sektorin e energjisë elektrike, prodhimi ka qenë më i ulët krahasuar me një vit më parë. Prodhimi në volum ka rënë me 16.4%. Kjo lidhet kryesisht me faktorë si kushtet hidrike dhe kërkesa më e dobët. Edhe këtu, punësimi ka mbetur i qëndrueshëm, ndërsa pagat kanë shënuar rritje të lehtë.

Në anën tjetër, shërbimet publike, si furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve, kanë njohur rritje. Shitjet neto u rritën me 10.1%, prodhimi me 8.9%. Kjo do të thotë më shumë investime, më shumë aktivitet dhe më shumë punonjës, veçanërisht në shërbime që qytetarët i prekin çdo ditë.

Ndërtimi vijon të jetë sektori më aktiv në ekonomi. Janë ndërtuar më shumë objekte, janë hapur më shumë kantiere dhe janë punësuar më shumë persona. Rritja e fortë e pagave në ndërtim tregon se kërkesa për punëtorë është e lartë dhe kompanitë po paguajnë më shumë për të siguruar fuqi punëtore.

Ekonomia shqiptare në tremujorin e tretë të vitit 2025 po mbahet në këmbë nga ndërtimi dhe shërbimet publike, ndërsa industria dhe energjia po përballen me vështirësi. Për qytetarët, kjo përkthehet në më shumë punë në ndërtim, por më pak siguri në sektorin industrial, edhe pse pagat, në përgjithësi, vijojnë të rriten.

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......