Cilët qytete regjistruan më shumë biznese? - Në Shqipëri, u hapën 845 sipërmarrje më pak në 2024
Nga Tirana si qendra kryesore ekonomike, deri në qytete më të vogla me potencial unik, sipërmarrësit po gjejnë hapësira për të inovuar dhe investuar në biznese e sektorë të ndryshëm. Por si paraqitet situate e bizneseve në qytetet Shqipëtare?
Në vitin 2024, referuar të dhënave të Open Data Albania, gjithsej janë regjistruar 17458 biznese, të cilët janë më pak se viti 2023, në të cilin u regjitruan 18303 të tillë në të gjithë Shqipërinë.
Tirana, si kryeqendra e biznesit dhe teknologjisë, vitin 2024 e ka mbyllur me 674 biznese të regjistruara. Diferencë e madhe shihet me vitin 2023, ku kryeqyteti 2 vite më parë ka regjistruar 8655 biznese gjithsej. Qyteti i dytë i cili ka regjistruar më shumë biznese për vitin që lamë pas është Durrësi, i cili ka regjistruar 232 të tillë, por në 2023 janë regjistruar 1885 biznese.
Por zhvillimi turistik dhe shtimi i numrit të turistëve ka ndikuar në numrin e bizneseve të qyteteve bregdetare. Referuar të dhënave, Vlora është qyteti i tretë i cili ka numër të lartë regjistrimesh të bizneseve. Për 2024 janë regjistruar 230 të tillë, ndërsa viti 2023, një boom biznesesh të reja janë shënuar duke arritur në 1807 të tillë.
Gjithashtu dhe zhvillimi turistik në qytetin e Shkodrës ka ndikuar në rritjen e bizneseve, ku për vitin 2024 janë regjistruar 150 në total, por në 2023 kanë arritur në 949 biznese të reja. Por, pas nuk kanë mbetur edhe qytetet të cilët nuk kanë në fokus të drejtpërdrejtë turizmin. Zhvillim në biznese kanë edhe qytete si Fieri i cili renditet me 149 biznese të regjistruara për 2024, ndërsa në dy vite më parë janë regjistruar 1093 të tillë.
Më pas qytetet si Lezha, Berati, Korça, Dibra etj. kanë qënë në Shifra më të vogla regjistrimesh të bizneseve të reja gjatë 2024.
Sondazh

Të huajt preferojnë Shqipërinë edhe në dimër/ Rreth 14.5% më shumë në janar. Shtohen vizitorët nga Afrika, Azia dhe Europa
Shqipëria po vijon të konsolidohet si një destinacion turistik që nuk tërheq vizitorë vetëm në sezonin klasik të verës por gjatë gjithë vitit. Të dhënat më......

Nis shlyerja e borxheve të ujësjellësve - Balluku: Lajm i mirë për ekonominë, tregon konsolidimin e sektorit
Borxhet e akumuluara nga qytetarët për furnizimin me ujë kanë filluar të shlyhen. Lajmi është dhënë nga Zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i......

Si ndikoi turizmi në rritjen e konsumit? - Buxheti siguron 137 milionë euro më shumë nga TVSH-ja
Qytetarët shqiptarë por edhe turistët e huaj kanë shpenzuar më shumë për produkte dhe shërbime brenda vendit përgjatë vitit 2024. Të dhënat zyrtare të......

Shqipëria zgjidhet në Këshillin e Organizatës Ndërkombëtare për Ndihmat Detare!
Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se Shqipëria është zgjedhur në Këshillin e Organizatës Ndërkombëtare për Ndihmat Detare (IALA) fakt ky që tregon......

Vota e diasporës: Propozohet shtyrja e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit deri në fund të majit!
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi sot Aktin Normativ “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë......

Rrjet mashtrimi me subvencionet e BE-së me vlerë 160 milionë euro! 22 të arrestuar
Policia çeke ka arrestuar 22 individë të dyshuar për korrupsion dhe mashtrim të subvencioneve të BE-së me vlerë të paktën 160 milionë euro në sektorin e......

Trump “frenon” investimet kineze - Premton të zbatojë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se do të vazhdojë me tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës muajin e ardhshëm dhe do të shtrëngojë rregullat e......

Ndryshon TVSH-ja për sektorin bujqësor - Braçe: Favorizohet prodhimi vendas dhe i shërben formalizimit të sektorit
Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet në ligjin e TVSH-së për sektorin e bujqësisë, të propozuar nga deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe. Nisma......