Cilët janë sektorët që financohen nga buxheti 8.9 mld euro? - Politikat sociale, infrastruktura dhe ushtria, marrin vëmendjen kryesore

Buxheti i vitit 2026 është më i larti i akorduar ndonjëherë. Referuar drafti, të ardhurat buxhetore të cilat bazohen në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit në ekonomi programohen në rreth 8.5 miliardë euro dhe shpenzimet buxhetore në rreth 8.9 miliardë euro ose rreth 31.9% e PBB duke rezultuar rreth 550 milionë euro më shumë se plani i rishikuar i vitit 2025. Ndërsa deficiti qëndron në 2.3 % PBB, në të njëjtin nivel të pritshëm për 2025.
Një fokus të veçantë në buxhet kanë politikat sociale. Qeveria parashikon për vitin 2026 një rritje të ndjeshme të shpenzimeve sociale. Konkretisht 100 milionë euro do të destinohen për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, ndërsa 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e medikamenteve.
Krahas kësaj politike, parashikohet financimi i plotë i efektit të rritjes së pagës minimale prej 50 mijë lekë në muaj.
Për herë të parë, parashikohet edhe indeksimi i pagave të administratës publike në masën 2.5% duke filluar nga data 1 janar 2026.
Investimet publike për vitin 2026 janë planifikuar në rreth 1.9 miliardë euro, ndërsa fondi për rindërtimin do jetë në 50 milionë euro.
Për 11 kontrata koncesionare do të shpenzohen 120 milionë euro, një ulje e lehtë krahasuar me 123 milionë eurot e këtij viti.
Referuar projektbuxhetit të miratuar në qeveri dhe depozituar për diskutim në Kuvend, edhe për vitin e ardhshëm, sektorët prioritarë, si shëndetësia dhe mbrojtja sociale, infrastruktura dhe energjinë, arsimi, ushtria do të jenë ndër më të financuarit.
Sa i takon fondeve të shpërndara sipas institucioneve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale merr pjesën më të madhe të “tortës buxhetore”, afro 853 milionë euro në vitin 2026, ku veç pagave të bluzave të bardha përfshihen edhe investimet e parashikuara në këtë sektor.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të ketë një buxhet prej 800 milionë eurosh, duke u fokusuar më së shumti në investimet në projekte të ndryshme rrugore dhe hekurudhore.
Ministrisë së arsimit i është dedikuar një buxhet prej 680 milionë eurosh, në të cilin përfshihen pagat për mësuesit si dhe investimet e parashikuara në këtë sektor.
Një peshë të rëndësishme në buxhet zë edhe Ministri a Mbrojtjes, me një buxhet total prej rreth 610 milionë euro, ku pjesa më e madhe shkon për forcat e luftimit dhe në përmbushje të detyrimit që ka Shqipëria në kuadër të NATO-s për një buxhet mbi nivelin 2% të PBB-së.
Sa fëmijë shqiptarë lindën në Mbretërinë e Bashkuar? Jemi një ndër 10 vendet me prindër emigrantë me lindshmërinë më të lartë
Mbretëria e Bashkuar ka qenë prej vitesh një nga destinacionet më të lakmuara për emigrantët në Europë, përfshirë edhe shtetasit shqiptarë. Ky trend ka bërë......
Jeff Bezos hyn në garën e IA - Startup-i i ri do të fokusohet te robotika dhe zbulimet shkencore
Miliarderi Jeff Bezos po hyn zyrtarisht në garën e inteligjencës artificiale si drejtor ekzekutiv i një startup-i të ri të quajtur Project Prometheus, sipas......
BE propozon “Schengen ushtarak” - Plani synon të përshpejtojë lëvizshmërinë ushtarake brenda bllokut
Shtetet anëtare të BE-së do të kenë vetëm tre ditë në kohë paqeje dhe gjashtë orë në raste emergjence për të lejuar trupat dhe pajisjet ushtarake evropiane......
“Pensionet, kryefjala e buxhetit” - Rama: 1.7 miliardë euro shpërndahen për 4 vjet, rriten pagat
Pensionistët do të jenë kryefjala e buxhetit të shtetit për vitin 2026, i cili konsiderohet si historik. Kryeministri Edi Rama prezantoi shtyllat kryesore të......
Sektori i teknologjisë, në rritje rekord - Raporti, mbi 22 mijë të punësuar dhe 210 milionë euro eksporte
Në Javën Globale të Sipërmarrjes u diskutua mbi raportin e tregut të punës në sektorin e teknologjisë së informacionit. Sipas raportit, ky sektor ka njohur......
MIE: Raport mbi situatën e krijuar nga moti i keq dhe masat e marra nga strukturat përkatëse!
Reshjet me intensitet të lartë janë regjistruar në të gjithë territorin e vendit edhe përgjatë mbrëmjes të së martës dhe në orët e para të ditës së sotme.......
“Çdo biznes, detyrim të ketë POS për pagesat me kartë” - Ibrahimaj: Nga 2026, tregtarët të pajisen me të paktën një mjet elektronik
Çdo biznes do të jetë i detyruar të ketë të paktën një terminal POS, që t'i ofrojë klientit të tij mundësinë për të kryer pagesat me kartë. Në Forumin......
“Buxhet historik, 1,7 mld euro për pensionistët” - Kryeministri Edi Rama prezanton në Kuvend projektbuxhetin 2026
Kryeministri Edi Rama po prezanton në seancën plenare të Kuvendit projektbuxhetin e shtetit për vitin 2026. Ndër të tjera, Kryeministri u shpreh: “Ky është......





