Cilësia e shpërndarjes së energjisë elektrike - ERE rishikon treguesit, nga numri e kohëzgjatja e ndërprerjeve, te koha e riparimit të defekteve

Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën për rishikimin e treguesve dhe kritereve standarde të cilësisë së shërbimit në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Standardet e cilësisë së shërbimit përfshijnë tregues si energjia e pafurnizuar, numri dhe kohëzgjatja e ndërprerjeve, si dhe koha mesatare e riparimit të defekteve.
Sipas draftit të propozuar, koha e mesatare e nevojshme për riparimin e një defekti në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike, për tensionin e mesëm dhe të ulët duhet të jetë 1.79 orë për vitin 2026, 1.77 orë, për vitin 2027 dhe 1.75 orë në vitin 2028.
Gjithsesi, ajo ndryshon në varëi të nivelit të tensionit, si dhe të zonës nëse është urbane apo rurale. Koha e riparimit të defekteve në zonat rurale është më e lartë.
Vendimi për rishikimin e treguesve vjen pas rekomandimeve të Kuvendit për përmirësimin e rregullave që lidhen me mbrojtjen e konsumatorëve dhe performancën e operatorëve të shpërndarjes. Edhe Enti Rregullator konfirmon se treguesit aktualë të standardeve teknike, tregojnë nevojën për përshtatje për të reflektuar realitetin e tregut dhe performancën e operatorëve.
Ndërkohë që, rregullorja aktuale përmban dispozita që kanë humbur aktualitetin ose janë bërë të papërshtatshme për situatën operacionale, përfshirë dispozita të caktuara që parashikojnë afate, raporte ose kërkesa që nuk korrespondojnë me zhvillimet e sektorit.
Cilësia e shërbimit ndikon drejtpërdrejt te konsumatorët, ndaj standardet e reja do të shërbejnë si bazë për monitorimin e performancës së rrjetit dhe për mekanizmat e rimbursimit në rast të mospërmbushjes së kritereve.
Festat e Nëntorit “nxitën” turizmin ndërshqiptar/ Mbi 22 mijë shqiptarë të Kosovës u akomoduan në vendin tonë
Sipas të dhënave të “Agjencisë së Statistikave të Kosovës” për muajin Nëntor 2025, rreth 9,700 vizitorë nga Shqipëria kanë hyrë në Kosovë, duke realizuar......
Negociatat/ Shqipëria i kërkon BE zgjatje afatesh për kushtet - Rama: Fazë të ndërmjetme pas anëtarësimit për plotësimin e kriterit të sigurisë ushqimore
Shqipëria synon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030, por duke kërkuar që disa prej kushteve të anëtarësimit, si për shembull plotësimi i......
Nëntori solli rritje të fortë të vizitorëve/ 30% më shumë turistë dhe netëqëndrime gjatë këtij muaji
Muaji nëntor ka konfirmuar vazhdimësinë e trendit rritës të turizmit në Shqipëri, duke reflektuar një sezon gjithnjë e më të zgjatur dhe interes në rritje......
Gjoba deri 3 mijë euro për donacionet dhe sponsorizimet - Detyrim, publikimi i kontratave dhe deklarimi në Regjistër
Çdo individ apo kompani që bën donacione dhe sponsorizime të ndryshme për institucione publike apo organizata jofitimprurëse, në fusha si arti, sporti dhe......
Korridori VIII, lotet që mbyllen sivjet - ARRSH synon aksin nga Elbasani, deri te tuneli i Librazhdit dhe Elbasan-Peqin
Brenda këtij viti parashikohet përmbyllja e punimeve në disa lote të Korridorit VIII rrugor. Përfaqësues të Autoritetit Rrugor Shqiptar bënë me dije për TV......
Java mbyllet e qëndrueshme për valutat kryesore!
Dollari amerikan nuk ka pësuar ndryshime të ndjeshme të vlerës nga dita e djeshme duke e mbyllur këtë javë në vlera relativisht konstante teksa është blerë......
Skemë e re për sigurimin në bujqësi - Zv.Ministri i Bujqësisë, Guri: Garanton qëndrueshmëri ekonomike
Përmbytjet e fundit në vend kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme tek fermerët dhe blegtorët, duke u kthyer në një fenomen të përvitshëm që faturohet tek......
Financim dhe mbështetje për startup-et/ Vendimi në Fletoren Zyrtare. Aplikimi online përmes portalit e-albania
Startup-et do të përfitojnë mbështetje financiare dhe shërbime mbështetëse për zhvillimin e bizneseve të tyre. Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi......


