Shqipëria Postuar më 12 Qershor 2026, 11:32

Cilësia e furnizimit me energji - Më pak ndërprerje, ERE miraton standardet e reja deri në vitin 2028

Nga Ola Mitre

Cilësia e furnizimit me energji - Më pak ndërprerje, ERE miraton

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar disa ndryshime në rregulloren që përcakton kriteret standarde të cilësisë së shërbimit dhe sigurisë së rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, duke vendosur objektiva të rinj për periudhën 2026-2028. Vendimi synon përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së furnizimit për konsumatorët dhe përshtatjen e rregullave me zhvillimet e tregut të energjisë.

Vendimi miraton nivele të reja të pritshme për treguesit kryesorë të cilësisë, si energjia e pafurnizuar, kohëzgjatja mesatare e ndërprerjeve për klient dhe frekuenca mesatare e ndërprerjeve, duke synuar përmirësim gradual të tyre deri në vitin 2028. Kohëzgjatja mesatare e ndërprerjeve duhet të ulet nga 36.07 orë në vitin 2026 në 34.64 orë në vitin 2028, ndërsa frekuenca nga 21.72 në 20.86 ndërprerje mesatare për klient.

Një tjetër ndryshim lidhet me transparencën ndaj abonentëve. OSSH do të ketë detyrimin të publikojë në mënyrë periodike treguesit e cilësisë së shërbimit në faqen e saj zyrtare, çdo tre muaj për rezultatet periodike dhe çdo janar për performancën vjetore të vitit paraardhës. 

Vendimi sjell gjithashtu ndryshime në mekanizmat e kompensimit për furnizuesit në rastet e ndërprerjeve të paplanifikuara. Për herë të parë parashikohet kompensimi jo vetëm për disbalancat pozitive, por edhe për disbalancat negative që mund t’u shkaktohen furnizuesve si pasojë e ndërprerjeve në rrjetin e shpërndarjes.

Sipas ERE-s, ndryshimet janë ndërmarrë pas rekomandimeve të Kuvendit për rishikimin e standardeve të cilësisë së shërbimit, si dhe në bazë të raportimeve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, nga të cilat rezulton një trend përmirësues i treguesve kryesorë të performancës së rrjetit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat