Cilën kartëmonedhë përdorin më shumë shqiptarët? - Analiza e SCAN: Çfarë tregojnë kartëmonedhat për ekonominë shqiptare

Çdo ditë, shqiptarët paguajnë me cash për kafe, ushqime apo shërbime të vogla. Por cila kartëmonedhë kalon më shpesh nga dora në dorë? Dhe cila mban peshën më të madhe të parasë fizike në ekonomi?
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se përgjigjja nuk është aq e drejtpërdrejtë sa duket dhe ndryshon në varësi të mënyrës se si matet përdorimi i parasë cash.
Nëse flasim për numrin e kartëmonedhave në qarkullim, pra për prerjet që përdoren më shpesh në pagesat e përditshme, rezulton se më të pranishmet janë kartëmonedhat 1 000 dhe 2 000 lekë. Ato janë prerjet që qarkullojnë më shpesh në transaksionet e zakonshme të qytetarëve, në blerje të vogla dhe pagesa rutinë.
Por panorama ndryshon kur analiza bëhet në vlerë monetare. Sipas strukturës së cash-it në qarkullim, kartëmonedha që mban peshën më të madhe është ajo 5 000 lekë. Jo sepse përdoret më shpesh se prerjet e tjera, por sepse përfaqëson një vlerë më të lartë për njësi dhe përqendron një pjesë të konsiderueshme të parasë fizike në ekonomi.
Raportet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se struktura e kartëmonedhave ka ndryshuar gradualisht, por pa u përmbysur, pavarësisht goditjeve të forta si pandemia, rritja e inflacionit apo futja në qarkullim e kartëmonedhës 10 000 lekë. Edhe pas këtyre zhvillimeve, prerja 5 000 lekë vijon të mbetet boshti kryesor i cash-it në vlerë.
Në të njëjtën kohë, numri total i kartëmonedhave në qarkullim në Shqipëri ka mbetur relativisht i qëndrueshëm. Në pesë vitet e fundit, ai vlerësohet në rreth 150 deri në 160 milionë copë, duke treguar se ndryshimet nuk po ndodhin në sasi, por në mënyrën e përdorimit të parasë cash.
Një nga arsyet kryesore lidhet me zhvendosjen graduale të pagesave të vogla drejt mjeteve elektronike. Prerjet e vogla, si 200, 500 dhe 1 000 lekë, përdoren sot më pak se më parë, ndërsa kartat bankare dhe transfertat po zëvendësojnë cash-in në pagesat e shpeshta. Kjo shpjegon pse numri i kartëmonedhave në qarkullim mbetet i qëndrueshëm, ndërsa roli i tyre në ekonomi po riformësohet.
Një tjetër tendencë e evidentuar nga raportet është se kartëmonedhat po “jetojnë” më gjatë. Ato zëvendësohen dhe asgjësohen më rrallë në raport me stokun total, një tregues se cash-i po qarkullon më ngadalë dhe po mbahet më gjatë jashtë sistemit bankar.
Të dhënat tregojnë se paraja cash në Shqipëri nuk po zhduket, por po ndryshon funksion: nga një mjet i përditshëm pagese, drejt një instrumenti ruajtjeje dhe sigurie financiare.
Trump kërcënon tarifë 200% për verërat franceze - Pasi Macron nuk është i gatshëm t’i bashkohet “Bordin e Paqes”
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi se do të vendoste tarifa prej 200% për verërat dhe shampanjën franceze, pasi presidenti francez Emmanuel Macron......
Podgorica synon të rifitojë pasagjerët e Tiranës - Vitin e kaluar 140,000 malazezë përdorën aeroportin “Nënë Tereza”
Aeroporti i Podgoricës shpreson se hapja e afërt e bazës së Wizz Air në kryeqytetin malazez do ta ndihmojë atë të rifitojë disa nga 140,000 shtetasit......
Biznesi optimist për BE-në, por kërkon informacion - Anketa/ Mungesa e transparencës, pengesë për përgatitjen e sipërmarrjen
Biznesi në Shqipëri e sheh procesin e integrimit në Bashkimin Europian si një mundësi zhvillimi, por përballet me mungesë të theksuar informacioni dhe......
ChatGPT do përdorë bisedat e përdoruesve për reklama - Strategji fitimprurëse për investimin infrastrukturor 1.4 trilionë dollarë
OpenAI njoftoi se do të testojë reklama të bazuara në biseda brenda versionit falas për përdoruesit e rritur amerikanë të regjistruar. Gjithashtu, kompania......
Japonia rrezikon destabilitet financiar - Zgjedhje të parakohshme, Kryeministrja: Përjashtim 2-vjeçar nga taksa e konsumit
Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi shpalli zgjedhje të parakohshme me premtimin e pezullimit të një takse ushqimore prej 8% për dy vjet, pavarësisht......
Problem në linjën OST/ Normalizohet furnizimi me energji elektrike në disa zona të kryeqytetit
Sot në mbrëmje, rreth orës 20:30, u stakua linja 110 kV “Tirana 1 – Uzina Traktori” e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST). Brigadat e OST-së, në......
Mbështetje 5.2 miliardë lekë, Salla i nis nga Librazhdi dëgjesat për Skemën Kombëtare 2026
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka nisur sot nga Librazhdi turin e dëgjesave me fermerët në kuadër të hartimit të Skemës Kombëtare......
Inflacioni në Shqipëri më i ulët se në Ballkan/ Eurostat: Norma në vitin 2025 vlerësohet në 2.3%, kundrejt 2.5% në BE
Inflacioni vjetor në Shqipëri, i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), shënoi një vlerë mesatare prej 2.3% gjatë vitit 2025, duke u......


