Shqipëria Postuar më 9 Mars 2026, 12:57

Cilat lagje në Shqipëri janë më fitimprurëse në Airbnb? Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, pronat bregdetare sjellin çmimet më të larta

Nga Eldiona Serani

Cilat lagje në Shqipëri janë më fitimprurëse në

Sipas studimit të Investropa, disa lagje të Shqipërisë dallohen për performancën e tyre të lartë në platformën e Airbnb, e cila po shfaqet si një formë gjithnjë e më popullore e qiradhënies afatshkurtër dhe po rritet ndjeshëm vit pas viti në vend. Zonat më të kërkuara janë shëtitorja e Sarandës, rrugët me akses në plazh në Ksamil, qendra e qytetit të Himarës dhe lagjja e Bllokut në Tiranë.

Çmimi mesatar për një natë gjatë muajve të verës arrin rreth 90 euro në Sarandë, ndërsa kapaciteti i zënieve vjetore për pronat më të mira varion nga 40% deri në 70%. Për apartamente me një dhomë gjumi të menaxhuara mirë, të ardhurat mujore gjatë sezonit të pikut mund të arrijnë nga 1,500 deri në 2,500 euro, ndërsa totale vjetore shkojnë deri në 7,000–10,000 euro.

Çdo lagje ka karakteristikat që e bëjnë të veçantë për qiratë afatshkurtra. Shëtitorja e Sarandës përfiton nga lidhja e lehtë me tragetin për në Korfuz dhe restorantet buzë detit, duke nxitur rezervime të vazhdueshme. Ksamil tërheq turistë të gatshëm të paguajnë tarifa premium për shkak të plazheve të njohura. Himarë ka një ofertë të kufizuar të njësive cilësore, gjë që mban çmimet e natës më të larta, pavarësisht volumit më të vogël turistik.

 Ndërsa Blloku në Tiranë ofron një numër të qëndrueshëm akomodimesh për udhëtarët e biznesit gjatë gjithë vitit. Sipas studimit, tregohet qartë se zonat urbane dhe bregdetare po fitojnë popullaritet, duke reflektuar një rritje të vazhdueshme të interesit për qiradhënie të shkurtër dhe të fleksibilizuar.

Gjatë nisjes së vitit, çmimi mesatar i një nate për një Airbnb në Shqipëri ishte  rreth 75 euro. Diapazoni që mbulon afërsisht 80% të listave shkon nga 35 deri në 120 euro ku pronat bregdetare gjatë verës komandojnë nivelin e sipërm të çmimeve dhe apartamentet në Tiranë qëndrojnë më afër mesatares.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat